Ministria e Mbrojtjes sërish në një njoftim për mediat ka bërë me dije se përveç Gramshit, situata me zjarret është përkeqësuar edhe në fshatrat Spanesh dhe Kazie.
Ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura po evakuojnë banorët, pasi flakët po përhapen me shpejtësi.
“Në fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po evakuojnë banorët nga banesat për shkak të përkeqësimit të situatës nga zjarret.
Terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa po bëhen përpjekje maksimale për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve”, njoftoi Mbrojtja.
Lajmi kryesor:
Delvina rrethohet nga flakët, Vengu për Report Tv: Rreziku për banesat kaloi! Ditë dramatike në Gramsh, disa fshatra ‘pushtohen’ nga zjarri, vdes 80-vjeçari nga asfiksia! Digjen banesa, evakuohen banorët
Xh.K/ReportTv.al
