Gjykata e Posaçme, përveç vendimit për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, vendosi masën arrest shtëpie edhe për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Kjo e fundit ndodhej në Itali kur u publikua masa e sigurisë e caktuar ndaj saj me kërkesë të SPAK.
Por, menjëherë sapo u njoh me masën, Xoxa u kthye brenda ditës në Shqipëri për të respektuar masën e sigurisë të dhënë nga gjykata. Nga aeroporti i Rinasit, Xoxa u shoqërua nga agjentët e BKH drejt banesës në zbatim të masës arrest shtëpie.
Një diferencë kjo për t’u theksuar në ndryshim përshembull nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, që ndodhet po në Itali dhe i fshihet nga drejtësisë. Edhe pse i shpallur në kërkim nga SPAK, Lalla u shfaq vetëm për Berishën, në takimin që ky i fundit organizoi me emigrantët në Itali.
Nga ana tjetër, kemi edhe rastin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili po ashtu ndodhet në arrati dhe në kërkim nga SPAK, por kjo nuk e ka penguar që të shfaqet nëpër televizion dhe të japë intervista për tv e familjes Beruisha.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
akoma ne kerkim nderkombetar dhe nuk gjenden:( po si ka mundesi!
Përgjigjukane marre strehim politik