Një tjetër aksident me monopatinë është shënuar në Tiranë. Një 40-vjeçar është vënë nën hetim pasi ka përplasur me automjet një 17-vjeçar që lëvizte me monopatinë.
Sipas policisë, i riu është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
"U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Q., 40 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me monopatinën me të cilën lëvizste një 17-vjeçar. Si pasojë është dëmtuar 17-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.
Pak ditë më parë, një tjetër automjet përplasi tre të mitur që lëviznin me monopatina.
Komento
Komente

Ne tirane qytet duhet te ndalohen makinat, tymi dhw trafiku qe bejne. Monopatinat jane zgjidhje ekselente per te levizur je qytet. Sigurisht duhet te jene me kaska drejtuesit.
PërgjigjuKaq e vështirë është të ndryshosh kodin. PS ka gjithë votat e nevojshme. Nën 18 vjec duhet të jetë e jashtëligjshme. Sekuestrim në vend mjetit. S'mund të lesh të mitur me mjete që ecin mbi 30 në orë. Ckusur kanë shoferët.
Përgjigju