Një tjetër aksident, pas atij të paradites, është shënuar në Fier në kryqëzimin pranë shkollës së Muzikës. Një automjet tip ‘Land Rover’, i drejtuar nga një 17-vjeçar pa patentë, ka përplasur një 35-vjeçar që po kalonte rrugën.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën. Policia ka shoqëruar të miturin dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
“Rreth orës 11:00, në lagjen "Liri Gero" automjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor, rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, njofton policia.
Më herët një tjetër aksident ndodhi në Kallm të Vogël të Fierit. Një automjet tip “Fuoristradë” ka humbur kontrollin dhe përfundoi në kanal. Drejtuesi dyshohet se humbi jetën për shkak të arrestit kardiak.
Komente
