Projekti i investimit strategjik në Lëkurës

Ekonomi

Investitorët e rinj strategjikë/ I hapet rrugë ndërtimit të resortit me hotele e vila në Lëkurës të Sarandës, vlera 447 mln €

16 Janar, 07:31| Përditesimi: 16 Janar, 13:09

  • Share

Një projekt i pagëzuar si “Lëkurësi” që parashikon ndërtimin e hoteleve turistike dhe vilave rezidenciale mori statusin e investimit strategjik në nëntor të vitit të shkuar.

Në të njëjtën mbledhje Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin edhe për një Zonë Teknologjike dhe të Zhvillimit Ekonomik (TEDA) në Xhafzotaj si dhe shtyu afatin e statusit për një tjetër subjekt që po ndërton mes Palasës dhe Drimadhesit.

Por çfarë përfaqësojnë në fakt projektet e strategjikëve të rinj sipas të dhënave të raportuara në vendimet që ka marrë Komiteti?

Projekti 447 milionë euro në Lëkurs

Projekti “Lëkurës” i cili ka për aplikant subjektet TDT & Partners sh.p.k dhe TECHNO-ALB sh.p.k, në pronësi të vëllezërve Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi, parashikon realizimin e një kompleksi të madh turistik, i cili shtrihej ZK 8642, në një gjurmë me sipërfaqe prej 67,9 ha në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë. Projekti parashikonte realizimin e zonave të hotelerisë, zonave rezidenciale dhe shërbimeve të ndryshme.

Faza e Parë e projektit parashikon ndërtimin dy hoteleve me 5*, një zone rezidenciale dhe një zone komerciale me sipërfaqe totale prej 15,1 ha. Projekti në pjesën më të madhe të tij përfshin komponentë që i përkasin sektorit së turizmit, si hotel, vilat në funksion të hotelit, ambiente shërbimi, bare e restorante, si dhe shërbime të tjera relaksi e rekreacioni.

"Subjektet kanë ndarë projektin me faza dhe për fazën e parë projekti është pajisur me Leje Zhvillimi me vendimin e KKT nr. 23 datë 09.07.2024, “Resort multifunksional, banim hotel dhe shërbime”, faza 1, me vendndodhje në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k, dhe me Leje Ndërtimi me vendimin e KKT nr. 05, datë 04.10.2024, “Resort multifunksional, banim hotel dhe shërbime” faza VENDINR. _, DATË_._.2016 “Resort multifunksional, banim hotel dhe shërbime” faza 1, me vendndodhje në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.

Faza e Parë e projektit parashikon ndërtimin dy hoteleve me 5*, një zone rezidenciale dhe një zone komerciale me sipërfaqe totale prej 15, 1 ha. Projekti në pjesën më të madhe të tij përfshin komponentë që i përkasin sektorit së turizmit, si hotel, vilat në funksion të hotelit, ambiente shërbimi, bare e restorante, si dhe shërbime të tjera relaksi e rekreacioni", thuhet në vendim. 

Vlera e investimit për projektin e plotë të propozuar parashikohet të jetë 447.1 milionë Euro dhe numri i të punësuarve parashikohet të jetë 150 punonjës. Për fazën e parë të projektit subjektet kanë vendosur në dispozicion dokumentacionin e marrëveshjes me pronarët për zhvillimin e projektit në një truall privat me sipërfaqe 15.1 ha.

“Vlera e investimit për projektin e plotë të propozuar parashikohet të jetë 447,100, 000 Euro (katërqind e dyzet e shtatë milion e njëqind mijë) Euro dhe numri i të punësuarve parashikohet të jetë 150 (njëqind e pesëdhjetë) punonjës”, thuhet në vendim.

“Subjektet për fazën e parë të projektit, e cila shtrihet në pronë private me sipërfaqe 15,1 ha, kanë vënë në dispozicion të Sekretariatit Teknik dokumentacionin e përditësuar të marrëveshjeve me pronarët e pasurive të paluajtshme pronë private, të cilat preken nga investimi potencial”, thuhet në vendim.

Tashmë firmat kanë publikuar në faqet online ndërkombëtare dhe kanë nxjerrë në shitje vilat e zonës rezidenciale, ku një ndërtesë 150 metra katrorë kushton 618 mijë dollarë. Në reklamën që kompania i bën thuhet se kompleksi nndodhët në vijën bregdetare, në shpatin e kodrës së Lëkurësit, Sarandë, përballë ishullit të Korfuzit dhe zonës së Butrintit. Projekti arkitektonik është realizuar nga arkitekti i njohur spanjoll Ricardo Bofill.

Projekti i investimit strategjik në Lëkurs

TEDA në Xhafzotaj

Një tjetër projekt që ka marrë miratimin e Komitetit të Investimeve Strategjike në nëntor 2024 është ai i bërë nga subjekti Vertigo shpk, në pronësi të Filip Xharrës. Këtij të fundit ju dha statusi i investimit strategjik për një afat tre vjeçar për projektin e investimit “Vertigo Free Zone-Durrës Industrial Park”.

Projekti i propozuar shtrihet në një sipërfaqe totale prej afërsisht 13.5 ha, nga të cilat 13,4 ha janë në pronësi “private” të subjektit propozues dhe prej 0,1 ha pronësi “shtet”. Vlera e investimit parashikohet të jetë 15.6 milionë euro duke punësuar rreth 500 punonjës.

Shtyhet afati i statusit për një tjetër strategjik

Një tjetër subjekt mbajtës i statusit të investitorit strategjik ka kërkuar pranë KIS shtyrje të afatit të statusit. Bëhet fjalë për “Banyan Tree Hotel – Resort” propozuar nga subjekti “Dast” sh.a me administrator Luis Muça, që parashikon realizimin e një investimi kompleks turistik, mes zonës së Drimadhës dhe Palasës Bashkia Himarë.

“Projekti parashikonte realizimin e një resorti me disa kate, me taraca, me kapacitet 184 dhoma (standarde, dupleks, suita dhe vila), si dhe do tё ofrojë restorante, bare, pishina, SPA, palestёr, salla konferencash, zona tё dedikuara pёr fёmijёt, parking dhe shumë mjedise të tjera çlodhëse e rekreative që do të plotësojnë të gjitha standardet në fuqi për certifikimin si “Hotel me 5 yje”” thuhet në vendimin e KIS.

Konkretisht nëse i referohemi vendimit të mëparshëm që i dha statusin në vitin 2021 vlera e investimit llogaritet në 24 milionë euro dhe numri i të punësuarve nga ky projekt 184 persona. Lidhur me shtyrjen KIS vendosi një afat 2 vjeçar në dispozicion të subjektit kërkues.

Vendimi për shtyrjen e afatit të invesitorit strategjik Bayan Tree Hotel

Vendimi për investimin strategjik në Lëkurës

Ora 08:01
Status strategjik për parkun industrial 'Vertigo' në Xhafzotaj në Durrës

Një tjetër projekt që ka marrë miratimin e Komitetit të Investimeve Strategjike në nëntor 2024 është ai i bërë nga subjekti Vertigo shpk, në pronësi të Filip Xharrës. Këtij të fundit ju dha statusi i investimit strategjik për një afat tre vjeçar për projektin e investimit “Vertigo Free Zone-Durrës Industrial Park”.

Në vendim parashtrohet se subjekti aplikues propozon zhvillimin e projektit Zona Teknologjike dhe e Zhvillimit Ekonomik (TEDA) në fshatin Xhafzotaj, Bashkia Shijak, në sektorin e prodhimit, përpunimit, tregtisë dhe shërbimeve duke përfshirë industrinë automotive, e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit, e pajisjeve agroindustriale, etj. “Subjekti aplikues do të veprojë si zhvillues i zonës duke përmirësuar tokën, duke siguruar infrastrukturën e nevojshme, duke mundësuar dhënien me qira tek investitorët e interesuar për të ndërtuar vetë, në bazë të specifikave përkatëse, facilitetet e nevojshme dhe impiantet e prodhimit."

Projekti i investimit synon të zhvillohet në tre zona. Në zonën A dhe B synohet ndërtimi e disa godinave në shërbim të TEDA, ndërsa në zonën C parashikohet zhvillimi i objekteve në një fazë të mëvonshme.

Projekti i propozuar shtrihet në një sipërfaqe totale prej afërsisht 13.5 ha, nga të cilat 13,4 ha janë në pronësi “private” të subjektit propozues dhe prej 0,1 ha pronësi “shtet” në ZK. 3852 në fshatin Xhazotaj, Bashkia Shijak.

Vlera e investimit të projektit me potencial strategjik “Vertigo Free Zone-Durrës Industrial Park” plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 15.6 milionë euro duke punësuar rreth 500 punonjës.

Vendimi për investimin strategjik Vertigo Free Zone 

EKSTRAKT I REGJISTRIT TREGTAR PËR TË DHËNAT E SUBJEKTIT

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dari: 16/01/2025 08:30

    formosi shpejt e shpejt se si dihet cfare ndodh pas zgjedhjeve te 11 majit eshte a nuk eshte me.

    Përgjigju
  • Bim: 16/01/2025 08:30

    Projekte te bukura ne leter ashtu si Green Coast qe trasformohen ne Beton coast pa asnje lloj rrespektit per ambientin

    Përgjigju
  • Fiks: 16/01/2025 08:25

    Edhe pak vite na kane mbetur per akses ne plazhe, pastaj do mbeten vec fotot dhe kujtimet ose booking.com

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?