Astmer Bilali në mes
Astmer Bilalit njihet nga shumë si boksier i Vllaznisë, por kjo nuk e ka penguar të jetë pjesë e një prej grupeve kriminale në Shkodër. Atij iu komunikua tjetër masë arresti në qeli sot, pas shoqërimit të Safet Bajrit, i cili dyshohet për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018 në Shkodër.
Fillimisht emri i tij u bë mediatik kur mbeti i vrarë shoku i tij Arjan Ferracaku, më 1 shtator 2018, teksa kalëronte në resortin e Astmer Bilalit në zonën e Livadheve në Shkodër. Atë ditë Bilali u plagos nga plumbat e agresorëve, të cilët dyshohet se e patën shënjestër, por gabuan. Asmer Bilali u arrestua në operacionin “OAZ” në shtator 2018 bashkë me 10 anëtarë të fisit Bajri për prodhim dhe armëmbajtje pa leje, organizimi i lotarive të palejuara, pastrim parash, gjobëvënie, prodhim dhe shitje narkotikësh. Në prill 2019 Asmer Bilalit i vranë babanë dhe xhaxhain, Astrit dhe Brahim Bilalin.
Ndaj Astmer Bilalit rëndojnë akuzat për sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë ndaj shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili. Bilali është në qeli pas megaoperacionit Metamorfoza në korrik 2023.
Lajmi kryesor:
RENEA arreston Safet Bajrin, masë sigurie edhe për krahun e djathtë, Astmer Bilali e kushëririn Behar Bajri! SPAK: Ekzekutuan Fatbardh Licin në 2018, morën hak për vrasjen e ish-policit Bërçana (VIDEO)
G.K/ReportTv.al