Operacion kundër kriptovalutave në Tiranë e Shkodër! Firmosen 20 urdhër-arreste për pastrim parash, 6 janë pronarë 'këmbimi valutor'! 18 të arrestuar, 2 në kërkim, sekuestrohen 750 mijë € (EMRAT)

18 Nëntor, 10:00| Përditesimi: 18 Nëntor, 22:51

  • Share

Tiranë- Një operacion policor është ndërmarrë për goditjen e këmbimit të kundërligjshëm të parave në monedha virtuale, kriptomonedha dhe anasjelltas duke vënë në pranga 18 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë, nga Maqedonia e Veriut. 

Operacioni është ndërmarrë në disa zona të Tiranës e  në Shkodër. Shqiptarja.com mëson se nga 20 masa sigurie të firmosura nga prokuroria e Tiranës, 6 janë për pronarë të pikave të këmbimit valuator që thyenin kriptomonedhat në ambientet e tyre, ndërkohë që një gjë e tillë nuk është e ligjshme. Personat e tjetë jane bashkëpunëtorët e tyre, ose individë që e reklamonin në rrjete sociale se bënin shkëmbim me kriptomonedha.

Prokuroria e Tiranës ka dyshime që kemi të bëjmë me pastrim parash. Hetimi është kryer nga prokurori Ardian Dyrmishi. Ka qenë një operacion qe është bërë me stimulim nga agjentët të cilët kanë shkuar në këto pika për të kryer shkëmbim. Kontrollet janë bërë në Vorë, Laknas, Kamez, Fushë Krujë, Mëzez, Kashar, Fresk, dhe në lagje të tjera të Kryeqytetit.

Gazetari i Shqiptarja.com dhe Report TV, Sokol Dema ka mundur të mësojë emrat e 17 prej të arrestuarve.

Lista me emrat e 17 prej personave të arrestuar:
1-Genci Sula
2-Riduan Bajrami
3-Arlin Kajo
4-Lidra Leka
5-Muahemd Saraci
6-Aldi Ruli 
7-Arbëror Agastra
8-Spartak Gjoci
9-Armando Gjoci
10-Donaldo Demaj
11-Tedi Agastra
12-Frederik Sinanaj
13-Piro Verdhi
14-Dorian Valentin
15-Evis Sopi
16-Jonid Lazaj
17-Aurora Bregu

Policia dhe Prokuroria po ushtrojnë kontrolle edhe në pikat e shkëmbimit valutor, Exchange. Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

Si rezultat i hetimeve është provuar se 18 shtetasit e arrestuar, individualisht ose me cilësinë e administratorëve të subjekteve ekonomike në Tiranë dhe në Shkodër, këmbenin monedha virtuale ne para dhe anasjelltas, pa qenë të pajisur me licencën e nevojshme për kryerjen e kësaj veprimtarie. Nga kontrollet e kryera në 32 ambiente, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale: 13 pajisje kompjuterike, 27 celularë dhe rreth 750.000 euro, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie të jashtëligjshme informoi sot Drejtoresha e Drejtorisë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtuese e Parë Ervina Gjana

Gjatë periudhës hetimore është mundësuar dokumentimi me prova bindëse i kësaj veprimtarie kriminale që kryhej individualisht, duke përdorur si mjete komunikimi rrjetet sociale, si dhe nëpërmjet disa subjekteve ekonomike, në Tiranë dhe në Shkodër.

Njoftimi i policisë së shteti 18 nëntor 2024

Drejtoresha e Drejtorisë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtuese e Parë Ervina Gjana, konferencë për shtyp për rezultatet e operacionit policor të koduar "USDT-1".

Jam sot këtu, për t’ju informuar për rezultatet e operacionit policor të koduar "USDT-1". Operacioni, i pari në vendin tonë, dhe shumë i rëndësishëm në nivel rajonal, kishte objektiv dokumentimin me prova ligjore dhe goditjen e këmbimit të kundërligjshëm të parave në monedha virtuale dhe anasjelltas.

Për shkak të rëndësisë së madhe që paraqet goditja e kësaj veprimtarie kriminale, nisur nga shtrirja globale e saj, multinacionaliteti i autorëve, vështirësia e provimit të autorësisë dhe veprimtarisë në vetvete, hapësira virtuale e kryerjes së këtij aktiviteti dhe probabiliteti për t’u shndërruar në terren ku pastrohen paratë e krimit, hetimi nga Drejtoria për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, të cilën gjej rastin ta falënderoj, ka qenë kompleks, disamujor dhe është kryer me metoda speciale.

Gjatë periudhës hetimore është mundësuar dokumentimi me prova bindëse i kësaj veprimtarie kriminale që kryhej individualisht, duke përdorur si mjete komunikimi rrjetet sociale, si dhe nëpërmjet disa subjekteve ekonomike, në Tiranë dhe në Shkodër. Në vijim të veprimeve hetimoro-procedurale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Dretjorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë ekzekutuar masat e sigurisë, të caktuara nga Gjykata e Tiranës, për 18 shtetas. 

Konkretisht:

-është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: Genci Sula, Riduan Bajrami, Arlin Kajo, Lidra Leka, Muahemd Saraci, Aldi Ruli, Arbëror Agastra, Spartak Gjoci, Armando Gjoci, Donaldo Demaj, Tedi Agastra, Frederik Sinanaj, Piro Verdhi, Dorian Valentin, Evis Sopi, Jonid Lazaj dhe Aurora Bregu, të akuzuar për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

-është ekzekutuar masa e sigurisë “Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetasin V. L., si akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 2 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale, me shtetësi të RMV-së.

Si rezultat i hetimeve është provuar se 18 shtetasit e arrestuar, individualisht ose me cilësinë e administratorëve të subjekteve ekonomike në Tiranë dhe në Shkodër, këmbenin monedha virtuale ne para dhe anasjelltas, pa qenë të pajisur me licencën e nevojshme për kryerjen e kësaj veprimtarie. Nga kontrollet e kryera në 32 ambiente, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale: 13 pajisje kompjuterike, 27 celularë dhe rreth 750.000 euro, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie të jashtëligjshme.

Në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, po vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale, të cilët kanë përdorur kriptomonedhat si mekanizma pagese nëpërmjet grupeve kriminale.  

Drejtoria për Hetimet e Krimeve Kibernetike falënderon qytetarët dhe median për denoncimet e herëpashershme për krime në këtë fushë. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me ta, administrimit të menjëhershëm të indicieve, fushatave sensibilizuese të vazhdueshme dhe koordinimit me strukturat homologe në Europë, janë finalizuar një sërë operacionesh policore, të cilat kanë identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e veprimtarive të ndryshme kriminale që kryheshin në hapësirën virtuale, kryesisht në rrjete sociale.

Në këtë kuadër ftoj qytetarët dhe përfaqësuesit e medias që ta vijojmë dhe intensifikojmë këtë bashkëpunim, nëpërmjet denoncimit të menjëhershëm të çdo indicieje për krime kibernetike, te njësitë tona fizike pranë drejtorise qendrore, drejtrive vendore të Policisë, si dhe te platformat tona zyrtare dhe te ato të Policisë së Shtetit.

Ora 15:58
Operacioni 'USDT-1' kundër kriptomonedhave, zbardhen emrat e 17 prej të arrestuarve (LISTA)

Policia e Shtetit

Zbardhet lista e emrave me personat e arrestuar gjatë operacionit kundër grupit kriminal të mashtrimeve ekonomike dhe kriptovalutave.

Policia ka dhënë përveç detajeve nga aksioni, edhe informacionin se janë arrestuar 18 persona. Shqiptarja.com ka arritur të zbardh identitetet e 17 prej të arrestuarve.

Gjatë operacionit të koduar "USDT-1" kanë rënë në pranga:
1-Genci Sula
2-Riduan Bajrami
3-Arlin Kajo
4-Lidra Leka
5-Muahemd Saraci
6-Aldi Ruli 
7-Arberor Agastra
8-Spartak Gjoci
9-Armando Gjoci
10-Donaldo Demaj
11-Tedi Agastra
12-Frederik Sinanaj
13-Piro Verdhi
14-Dorian Valentin
15-Evis Sopi
16-Jonid Lazaj
17-Aurora Bregu
Ora 11:08
Detaje nga Operacioni në Tiranë e Shkodër/ Agjentët futën në kurth pronarët e pikave të këmbimit valutor, shkuan të këmbenin kriptovaluta

Prokuroria e Tiranës mësohet se ka lëshuar 20 masa sigurie. Ka qenë një operacion qe është bërë me stimulim nga agjentët. Këta persona reklamonin në rrjetet sociale që bënin shkëmbim me kriptomonedha.

6 nga masat e sigurisë, janë pronarë Exchange, që thyenin kriptomonedhat në ambientet e tyre, ndërkohë që një gjë e tillë nuk është e ligjshme. Ndërsa personat e tjerë janë bashkëpunëtorët e tyre, ose individë që e reklamonin një veprimtari të tillë në rrjetet sociale.

Organi i akuzës ka dyshime që kemi të bëjmë me pastrim parash. Hetimi është kryer nga prokurori Ardian Dyrmishi, pas informacioneve të marra dhe ka qenë ky i fundit që ka çuar agjentët në këto pika për të kryer shkëmbim.

“Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër. Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Oferta Bitcoin: 18/11/2024 20:27

    Shitet shtepi ke kodra e diellit 50 m2 210 mije euro nxitoni oferta te tilla mbrojne shpejt... Keto jane parat e rritjes ekonomike ne Shqiperi qe 90 % e shqiptarve te ndershem do ju duhej 200 vjet pune per te bler nje hale.Tregu imobiliar ne vend eshte I fryme ne cmime vetem nga keta bastardet.

    Përgjigju
  • Nari Katunari: 18/11/2024 13:40

    O Salinjan Grita po çan se leshēt kaçurel ja ke lan e ska kush ja lan.

    Përgjigju
  • Andi: 18/11/2024 11:59

    Shifni Cunat e Elbasanit te anglis se po bejne namin me paatrim nepermjet Bitkoint:)

    Përgjigju
    • PerAndin: 18/11/2024 16:20

      Ca pune te prishin ty Cunat e Elbasanit dhe BTC e tyre o jermi? Nuk thua ja shtoft zoti. Mu sme kan mer gjr, siduket paskan par tuat. Hajde VKist hajde

    • Luis: 18/11/2024 15:37

      Ahahahah thosh mir hitleri gjitha vendet pagueheshin spiunat vec shqipri i kish pa lek ti do kesh pas stergjyshin ne kohen e hitlerit

    • Luis: 18/11/2024 13:08

      Spiun 5 lekesh

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 18/11/2024 11:18

    Hahahahaha

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 18/11/2024 10:31

    Tek shikoja foton e njerit prej Komandove me nje Kallashnikov te mbaruar (ndoshta nuk shkrep nga vjetersia) mu kujtua nje intervist (afersish par 30 vitesh ) e Ministrit te brendshem Grek me Gazetaret te cilet e pyeten Ministrin : E dini zoti Minister se grupet Shqiptare shesin Kallashnikov per grupet kriminale me 200 euro copen ? Jo nuk e di u pergjigj Ministri (me ironi) po ta dija nuk do ti blenim per Policin armatim me 2000 euro copen,por do ju a kerkonim Shqiptarve !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?