Kronikë

Tjetërsimi i 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës, dënohet me 3 vite e 1 muaj burg Jorgo Goro! GJKKO vendos që toka të konfiskohet

13 Mars, 14:27| Përditesimi: 13 Mars, 17:01

  • Share

TIRANË- Pas rreth një viti në qeli, ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro është shpallur fajtor dhe është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 3 vite e 1 muaj burg, ndërsa për 5 vite i ndalohet të kryejë funksione publike.

Vendimi u shpall kete të enjte nga gjyqtari Ardit Musafai, ndërsa avokati i tij mbrojtës Sokol Hazizaj kërkoi pafajësi. Ish-kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në shpalljen e vendimit, dhe që pas arrestimit nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë të zhvilluar në GJKKO.

Goro, u akuzua nga SPAK për “shpërdorim detyre” në dy raste për çështjen e tjetërsimit të 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Goro do të vuajë 2 vite e 20 ditë burg. Ndërkohë, GJKKO ka dënuar me 2 vite burg ish-juristin e Hipotekës së Vlorës, Vezir Gjikokën, i cili  nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë 1 vit e 4 muaj. Për ish-drejtorin e Bashkisë Himarë, Jerasimo Basho gjykata dha dënimin me 3 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar do vuaj vetëm 2.

GJKKO ka vendosur që 10 mijë metra katrorë tokë që u blenë nga Artan Gaçi t’i kalojnë shtetit, ndërsa apartamenti i sekuestruar në Tiranë, i cili sipas SPAK është pronë e fshehur e ish-krybashkiakut do t’i kthehet biznesmenit Gentian Sula. Ky vendim pritet të ankimohet dhe do të jetë Apeli i GJKKO, ai që do të japë një vendim të formës së prerë.

Sipas SPAK hetimet treguan se Goro përcolli pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një toke bujqësore pronë shtet, në favor të Stavri Mëhillit, në kërkim. Pas kësaj procedure, toka u shit te një shoqëri private me përfaqësues ish-deputetin Artan Gaçin. Në total përllogaritet rreth 10 mijë m2 tokë e tjetërsuar në 2 sipërfaqe të ndryshme, për të cilën GJKKO ka vendosur që të konfiskohet për llogari të shtetit.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    17 vite nga masakra e Gërdecit, a do ketë drejtësi?