Irakli Gjiçali

Tjetërsimi i pronave bregdetare të Dhërmiut e Himarës, mes të arrestuarve edhe ish- zv.kryebashkiaku i shkarkuar pak javë më parë (FOTO)

10 Dhjetor 2021, 23:34| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 23:38

  • Share

1639175719_ddd5c9201eb6426e8822db25afa83c00.jfif

VLORË- Një krim i organizuar ka ndodhur në brigjet bregatare të Jonit në Dhërmi e Himarë, ku nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve një grup kriminal ka arritur të tjetërsojë prona me sipërfaqe të konsiderueshme duke i shfrytëzuar më pas për përfitime personale. Nga kjo akuzë, 6 persona kanë mbetur pas hekurave 3 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 1 prej tyre po hetohet në gjendje të lirë.

Duke tjetërsuar dokumentet, grupi kriminal kishte arritur përveçse t’i hidhte në pronësi private edhe t’i shisnin. Report Tv mëson gjatë operacionit "Himara" janë arrestuar, Vasillaq Strakosha, Edmond Marko, Pandeli Prifti, Zaho Bollano, Aleks Bifsha, Elton Marko dhe Irakli Gjiçali.

Ilir Gjiçali, ka shërbyer edhe si zëvendës kryebashkiak i Himarës dhe është shkarkuar pak javë më parë, përkatësisht më 17 nëntor.

Hetimet për këtë procedim penal vijojnë.


Lajmi kryesor:

Tjetërsuan pronat në bregdetin e Dhërmiut dhe të Himarës, lihen në burg 6 persona, shpallen në kërkim 3 të tjerë, 1 në detyrim paraqitje! Mes tyre edhe ish-zv. Kryetari i bashkisë së Vlorës


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?