Tjetërsimi i pronave në bregdet, paralajmërohen arrestime, të përfshirë zyrtarë e ish-zyrtarë

25 Mars 2022, 22:41| Përditesimi: 25 Mars 2022, 22:57

  • Share

Njësia antikorrupsion nën drejtimin e ministrit Ulsi Manja ka një hetim në kufijtë e skandalit që përfshijnë zyrtarë dhe ish zyrtarë shtetëror në tjetërsimin e pronës publike tek privatët. Këto troje sipas Manjës, kryesisht janë në zona bregdetare.

“Dje në Sarandë, forcat ligjzbatuese kanë vënë në pranga disa ish-zyrtarë dhe zyrtarë abuzues të Kadastrës, gjithçka pas një kallëzimi vetëm pak ditë më parë nga Drejtoria Antikorrupsion pranë Ministrisë së Drejtësisë, që ne kemi bërë publik. Nuk kemi mbaruar punë as në Kadastrën e Sarandës, as në të gjitha zyrat e Kadastrës kudo në Shqipëri. Drejtoria Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë ka në proces një superhetim me të gjitha abuzimet në pronën publike dhe private nga veriu në jug, me fokus të veçantë bregdetin. Dosja e hetimi e cila shtrihet në kohë që në momente kur kanë filluar abuzimet me pronën publike dhe private në Shqipëri. Në këtë hetim përfshihen ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të Kadastrës, pavarësish rangut dhe detyrës që ushtrojnë dhe shumë shpejt pas përfundimit të këtij hetimi rezultatet konkrete do jenë në duar e SPAK jo si raste individuale, por si abuzime me pronat publike dhe private në formën e bashkëpunimit”, tha ai.

Këtë deklaratë Manja e bëri një ditë pas arresteve të ish zyrtarëve të hipotekës së Sarandës të cilët u vunë në pranga nën operacionin “Heshtja’.

Duke vlerësuar goditjen Manja kërkoi nga prokuroria të shoh me prioritet denoncimet e njësisë antikorrupsion.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kadastra: 25/03/2022 23:16

    Trojet ne bregdet ne Sarande kane filluar te vidhen pas vitit 1997-2003, nga kryetari e sekretari/ja socialiste e bashkise Sarande, duke filluar Sarande,Borsh e me radhe se Himara ishte e Vlores. Fusni ne burg 2 kryetare e 2 sekretare te kesaj bashkie 1997-2003 qe conin trojet ne kadastres me emra te tjere per xhepin e tyre, e pasi i hipotekuan kane shitur e ndertuar mbi keto troje. Kadastra eshte fronti i dyte i grabitjes se trojeve. Nuk eshte veshtire te identifikohen emrat e 4 personave.

    Përgjigju
    • Indiferenti: 28/03/2022 16:23

      Shikoni vjedhjet e skandalet e kryetarit te bashkise Vlore Dritan Leli qe ka korruptuar KLSh .Qe ne dhjetor raporti perfundimtar ishte zi e me zi dhe spo publikohet pasi ne Vlore thone e ka korruptuar kryetarin e KLSh dhe raporti nuk publikohet por mundohen ta lene ne harrese

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?