SPAK dhe Jorgo Goro

Kronikë

Tjetërsimi i pronës në Livadhë, SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro! Për ish-drejtorin Vasillaq Strakosha 1.6 vite

15 Korrik, 09:22| Përditesimi: 15 Korrik, 09:53

  • Share

SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, për tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës. Prokuroria e Posaçme kërkon dy vite burg për Goron, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj, me akuzën e shpërdorimit të detyrës më shumë se njëherë për këtë çështje.

Për Vasillaq Strakoshën, ish-drejtor i menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, ka kërkuar 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar 1 vit burg.

Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke. Sipas SPAK, kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi Bollani kishte përfituar më parë një sipërfaqe prej 7700 metra katrorë tokë në bazë të ligjit 7501.

Kujtojmë që për dosjen e parë lidhur me tokën që kaloi për investime strategjike, Goro është dënuar me 2 vite e 20 ditë burg po për shpërdorim detyre në dy episode dhe mos deklarim pasurie. U konfiskuan edhe mbi 10 mijë m2 tokë të përfituara nga Artan Gaçi, ku do të ndërtonte me statusin e investitorit strategjik. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni aksionin?