Ish-drejtor i Urbanistikës në bashkinë e Sarandës Pandi Zhonga

Tjetërsuan 10 mijë m2 tokë shtetërore në Sarandë, Gjykata Apelit lë në fuqi masat për 6 të arrestuarit

28 Qershor 2022, 16:05| Përditesimi: 28 Qershor 2022, 16:29

  • Share

SARANDË- Gjyqtarja Miranda Andoni e Gjykatës se Apelit Gjirokastër ka lënë sot ne fuqi masën e sigurisë të vendosur me 4 qershor nga Gjykata e Sarandës për 6 te arrestuarit për tjetërsimin me dokumente fals te 10 mije m2 truall ne Sarande. Kështu noteri Aleko Anagnosti dhe përfituesi Fredi Merkuri u lanë ne masën e sigurisë “Arrest ne burg” me afat 45 dite, ndërkohe ne “Arrest shtëpie” u lanë Pandi Zhonga, ish-drejtor i Urbanistikës ne Bashkinë Sarande, Rovena Alikaj ish-juriste pranë ASHK Sarande dhe përfituesit e tjerë Arhondia Caraj e Valter Llomi.

Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në masën e dhënë, Anagnosti dhe Merkuri do të dalin përsëri para gjykatës se Sarandës pas 3 javësh për rivlerësim te masës së sigurisë pasi u mbaron afati prej 45 ditësh i dhënë më 4 qershor.

Një sipërfaqe prej 10 230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës përmes një skeme falsifikimi "gatuar" në zyrat e shtetit iu dha dy biznesmenëve të cilët e shndërruan në truall për ndërtimin e një hoteli. Prokuroria e Sarandës përgjatë dy viteve hetime arriti të zbulojë se në këtë skemë të tjetërsimit të pronës publike janë përfshirë 10 persona, si zyrtarë, biznesmenë dhe qytetarë. Në krye të listës është ish-drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola, i cili ka mbajtur detyrën në vitet 2019-2020. Urdhri i arrestit ndaj tij u lëshua nga prokuroria, por burimet thanë se Kola ishte larguar jashtë vendit. Po kështu në kërkim janë shpallur dy vëllezër, pronarë të një hoteli në Sarandë dhe që do të ndërtonin një të dytë në tokën shtetërore që përfituan përmes dokumenteve false. Vëllezërit Behar dhe Bedri Muçobega akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. 

Gjykata ka vendosur sekuestro preventive për tokën mbi 10 mijë metra katrorë ndodhur në afërsi të vijës bregdetare, Turizëm-Kanal i Çukës. Prokuroria bën të ditur se kjo pasuri është regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Sarandë mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara.

Gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Sarandës konstatoi se të gjithë këta persona kanë kryer bashkërisht tjetërsimin e pronësisë së tokës. Përfituesit e tokave përmes dokumenteve të falsifikuar në fillim ishin Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, të cilët janë vënë në pranga. Këta të tre tokën e kanë shitur dhe dy biznesmenët duke bashkëpunuar dhe me noterin. Por përmes falsifikimit është kryer dhe miratimi i lejes së ndërtimit nga bashkia e Sarandës.

Dy biznesmenët Behar dhe Bedri Muçobega, 40 dhe 51 vjeç, vëllezër, kanë akuza të ndryshme. Behar Muçobega akuzohet për falsifikim dokumentash dhe Bedri Mucobega akuzohet për pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?