Politikë

Tom Doshi ‘bllokon’ Benet Becin në Shkodër! Kryetari i Këshillit Bashkiak thirrje këshilltarëve: Mos bojkotoni mbledhjen për fushatë

30 Prill, 16:28| Përditesimi: 30 Prill, 17:02

  • Share

Këshilli Bashkiak i Shkodrës nuk mund të marrë asnjë vendim pa praninë e këshilltarëve të Tom Doshit, në këto kushte kreu i këshillit, Oltion Luli u detyrua të kërkojë publikisht pjesëmarrjen e tyre në mbledhjen e radhës.

"Fushata elektorale nuk duhet të ndikojë në vendimet e rëndesishme te keshillit bashkiak për qytetin, tha ai”.

Kjo lëvizje e sociliasitëve në këshill, apriori e Benet Becit, vjen pasi më 9 Prill, këshilltarët e PSD dhe PD bojkotuan mbledhjen. 

“Një rast tipik eshtë ai i mbledhjes së kaluar, ku këshilltarët e PSD-së dhe të PD-së bojkotuan vendime të rëndësishme për funksionimin normal të gytetit. Vendime që duhet të qëndrojne larg interesave të ngushta partiake dhe të mos përdoren për qëllime elektorale”, u shpreh ai.

Pa demokratët dhe socialdemokratët, bashkia e Shkodrës nuk mund të marrë vendimin e rëndësishëm për menaxhimin e plazhit të Velipojës.

“Mospasja e një vendimi përkatës bën që te mos kemi një strukturë të mirefillte për menaxhimin e plazheve me çmime te lira për pushuesit shkodranë, si dhe për garantimin e kushteve dhe standardeve më të larta për Velipojën - destinacionin kryesor turistik të Shkodrës”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nësë vendimet e këshillit po përdoren për fushatë nga vetë Bashkia e drejtuar nga Benet Beci, kreu i këshillit u shpreh se asnjë vendim nuk ka lidhje me zgjedhjet e 11 Majit.

“Mendoj se ka ardhur momenti që të tregojme qytetari pergjegjshmeri - dhe te lëme pas interesat politike, për ti shërbyer Shkodrës, jo me bllokime, por me vendime të drejta", tha ai.

Kujtojmë se më 9 Maj, këshilltarët e Tom Doshit braktisën mbledhjen e këshillit bashkiak. Aksionit të tyre politik iu bashkuan dhe këshilltarët e Berishës. Mbledhja e radhës parashikohet në fillim të Majit, por Benet Beci dhe socialistët nuk formojnë dot kuorumin pa Doshin. Aktualisht PS ka 18 këshilltarë, PSD 11 këshilltarë, PD 12 këshillarë dhe 5 janë të Bashës.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?