Politikë

'Arta Dade u ngrys, Gramozi tha…', Rama tregon si hyri në PS dhe i sfidoi të gjithë për kryetar: Më thoshin tradhtar, mosmirënjohës! Mora vetëm 40 vota

20 Mars, 23:26| Përditesimi: 21 Mars, 12:38

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur ditën e djeshme me një vizitë në shtabin e PS në Njësinë 2 në Tiranë. Rama mori stimul nga një i ri që i ishte bashkuar rishtazi PS përmes platformës “Deputeti që duam”, për të treguar historinë e anëtarësimit të tij në këtë forcë politike në vitin 2003, kohe kur edhe shpalli kandidaturën për kryetar.

“Ja ku jam unë shembulli. Betejën e parë për partinë… më lanë rrugëve më lanë. Më linin tek shkallët. Këtu te Njësia 2. Me atë kryetarin e organizatës. Merr Musa Ulqinin pyete. Unë vajta te organizata. I thashë Musait, Musa: ‘Ka kjo partia juaj zyra organizatash’. Po ka më tha. I thashë nesër unë dua të anëtarësohem në PS. Sa kisha fitu zgjedhjet e 2003.

Vete aty unë, më morën, më regjistruan. S’dinin këta të shkretët se ça po i vinte, se këta e kishin këtu vjen njëherë rri tre vite, rritesh, masanej shohim. S’kishte atëherë ‘Deputeti që duam’. Edhe dal te dera, i thashë unë shpall sot kandidaturën për kryetar të PS. Pas një muaj ishte kongresi. 

O nëne, o nëne. Gjithë ajo kërkesa, se bëheshin zgjedhjet lokale, thuaj Ramës të vij. U bë një vakum rreth e rrotull. Vetëm Ben Blushi ishte që i rezistoi vakumit. Musai e mbante veten, po prapë me një farsoletë fshinte pak mollëzat”, rrëfeu Rama.

Pas një telefonate, me ish-deputetin Musa Ulqini, Rama zbuloi edhe emrin e kryetarit të organizatës që e regjistroi si anëtar të Partisë Socialiste, i cili quhej Kismet Meta, e për të cilin kryeministri tha se i është bërë atij “kismet” me emrin e tij biblik.

Më tej shefi i qeverisë tregoi edhe rrugëtimin për në krye të PS, që nisi me shumë kundërshti nga “xhaketat e vjetra”, asokohe të rreshtuar krah Fatos Nanos, duke përmendur një episod në mbledhjen e PS në Ballsh.

“Edhe shkoj unë te konferenca. Ku kishte atëherë të futeshe në konferencë. Më tha s’futesh dot ti këtu. Më thoshin ti je anëtar i zakonshëm i PS, nuk kandidon dot. Edhe u mblodh kryesia. Arta Dade ishte e deleguar aty, ishte ngrysur nga rreziku që po i kanosej partisë. Po më ka mbështet pastaj. Nuk më linin të hyja, pastaj në fund fare më lanë të hyja, po më tha Gramozi do hysh, po mos kujto se aty brenda po të presin ty.

Unë hyra, ata: ‘Tradhtar, tradhtar, mosmirënjohës, haram’. Në fund fare s’kisha firmat. S’më jepnin firmat. Unë te shkallët e Kongresit, këta ma bënin bëre gjë për firmat. Derisa në fund mi dhanë firmat, mora 6%, 40 e ca vota. Dhe dy vjet ishte black-out. Pastaj gjërat rrodhën”, rrëfeu Rama, si për të treguar se tanimë hapja e PS përkundrejt të rinjve është bërë një proces normal dhe qarkullimi i brezave nuk vjen me aq shumë sfida sa më parë.

“Normalisht ti je këtu brenda, se me Partinë e Nares atëherë do ishe në rrugë duke prit atje. Do kaloja unë do të largonin këta, do të thonin ik o djalë piqu njëherë”, i tha Rama, Elton Spahiut që vinte nga platforma “Deputeti që duam” si prurje e re në PS.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Rama: PD e 2021 e drejtuar nga Basha më e forta që kam parë, Berisha në krye të 'Estradës së Ballshit'! Këneta nuk rritet më, harroje


H.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?