Kultura

Tradita dhe kultura çame bën bashkë të rinjtë në Sarandë! Sofra çame, trashëgimia me këngë e valle tradicionale

1 Shkurt, 12:28| Përditesimi: 1 Shkurt, 15:39

  • Share

Këngë e valle tradicionale, poezi dhe rrëfime që sjellin në vëmendje trashëgiminë kulturore çame janë prezantuar nga të rinjtë e grupeve artistike çame në Konispol dhe Sarandë mbrëmjen e 31 janarit.

Krenarë për rrënjët e tyre, këta të rinj sollën në vëmendje historinë, traditën dhe kulturën e Çamërisë.

“Jemi shumë krenarë që jemi çamë dhe e kemi të trashëguar brez pas brezi historinë, traditën dhe kulturën e Çamërisë si pjesë të shpirtit dhe kulturës sonë. Kjo është hera e parë që organizohet në Sarandë.” – theksoi Sindi Koqini, një ndër organizatoret e këtij aktiviteti.

Organizatorët e "Sofrës çame" synojnë që ky aktivitet të mos mbetet vetëm një ngjarje e veçuar, por të kthehet në një traditë të përvitshme që bashkon komunitetin dhe forcon lidhjet me të kaluarën, në çdo vend ku jetojnë pasardhësit e kësaj treve.

B.G/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?