Pamje të reja janë publikuar nga operacioni “Puzzle” ku u godit një rrjet i trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri, me qëllim shitjen e tyre.
Për dokumentimin e shitjes së tyre, Antitrafiqet e Tiranës përdorën dron dhe përgjues.
Në këtë video të siguruar nga policia dallohet qartë shkëmbimi i armëve dhe se si trafikantët bien në kurth në një blerje të simuluar.
Grupi kriminal i trafikut të armëve i goditur nga Antitrafiqet e Tiranës i sillte armët nga Kosova me makina rasti siç edhe shihet nga video e mësipërme, por megjithatë dyshohet se mund të kenë përdorur edhe autobusë të linjave.
Gjatë këtij operacionit 10 persona ranë në pranga ndërsa u sekuestruan 14 armë zjarri (12 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me silenciator dhe 2 automatik), 2077 fara kanabisi, krehra e municion luftarak, 3 automjete, dhe 8 aparate celular.
Armët zakonisht shiteshin në disa qytete, përfshirë Tiranën, Shkodrën dhe me gjerë me 1500-2500 euro copë. Njëra prej tyre, me silenciator, do të shitej të paktën 3000 euro.
Lajmi kryesor:
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 në pranga, 2 në kërkim! Kapen 14 armë, shiteshin deri në 2500 € secila! Grupi me bazë në Burrel (EMRAT+VIDEO)
Xh.K/ReportTv.al
