Një tjetër bisedë e përgjuar në dosjen hetimore të trafikantëve të drogës me bazë në Durrës, pjesë e grupit kriminal që vepronin në Shqipëri dhe Itali, tregon se Emirjan Beu u largua nga territori italian pas arrestimit të Alfres Luli. Ai ia la drejtimin e trafikut të drogës bashkëpunëtorit Gernard Ago.
Nga hetimet rezulton se edhe bashkëpunëtori tjetër, Syrjan Tola vijoi aktivitetin kriminal të shitblerjes së kokainës me Dorian Beun, kushëririn e Emirjan Beut. Përgjimet tregojnë se Gernardi, i cili prej muajsh ndodhej në Itali, drejtonte trafikun e heroinës nga Milano.
Hetimet bënë të mundur zbulimin e banesës së Gernard Beut më Milano, dhe identifikimin e Ramazan Gradës, personi që menaxhonte punishten ku kryhej përpunimi i lëndës narkotike heroinë. Gradës iu sigurua nga grupi kriminal një tjetër apartament ku kujdesej për menaxhimin e trafikut të drogës dhe ruajtjen e lëndës narkotike.
Grupi furnizonte shpërndarësit me heroinë në “Pyllin e Rogoredës”. Hetimet tregojnë edh emomentin kur Ramazan Grada kërkon të shkëputet nga Gernard Beu për t’iu bashkuar një tjetër grupi kriminal më fitimprurës të lëndës narkotike kokainë.
Pjesë nga dosja
Pas arrestimit të shtetasit Alfred Luli në datën 29.03.2017, të lidhur me sekuestrimin e lëndës narkotike të përmendur më sipër, shtetasi Emirjan Beu u largua nga territori italian, duke ia lënë drejtimin e trafikut të lëndës narkotike bashkëpunëtorit të tij Gernard Ago.
Hetimet e kryera në muajin korrik të vitit 2017 sollën si rezultat identifikimin e shtetasit Gernard Ago në Itali. Si rezultat i veprimeve hetimore u bë e mundur zbulimi në datën 31:07.2017 në Komunën Castelverde, në Itali, i një ambienti që përdorej për përpunimin e lëndës narkotike të llojit heroinë, ku përgjegjës për mbajtjen dhe shitjen e heroinës ishin shtetasit shqiptar Francesco Ceci dhe Ilir Duro. Gjatë kontrollit u sekuestruan 4,6 kilogram heroinë, një presë hidraulike dhe material për paketimin dhe prerjen, e drogës.
Pas kryerjes së këtij sekuestrimi shtetasi Gernard Ago u largua nga Italia dhe po në të njëjtën ditë u kthye në Itali shtetasi Emirjan Beu, i cili hyri në kontakt me shumë klientë ë grupit dhe rifilloi drejtimin e tregtimit të lëndëve narkotike.
Ndërkohë, në javët në vazhdim Emirjan Beu dhe Gernard Ago organizuan një dërgesë të re kokainë në provincën e Bergamos. Por, të dyshuarit kanë vënë re punonjësit e policisë që kanë qënë në ndjekje të tyre, për këtë arsye personat ndryshuan planet për mbërritjen e lëndës narkotike, gjë që bëri të pamundur kapjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike. Pas këtyre veprimeve Emirjan Beu dhe Gernard Ago largohen sërish nga territori italian.
Hetimet më pas vazhduan ndaj bashkëpunëtorëve të tyre të identifikuar në Itali, me përfshirjen tashmë edhe të Prokurorisë për Krime të Rënda dhe më pas Prokurorisë së Posaçme, në kuadrin e skuadrës së përbashkët hetimore.
Nga hetimet rezultoi se pikë e rëndësishme e veprimtarisë së grupit ishte shtetasi shqiptar Syrjan Tola, bashkëpunëtor i grupit, me banim në provincën e Mantovës, i cili pas ngjarjeve të fundit vazhdoi aktivitetin e tij kriminal në bashkëpunim me një person të ri i dërguar në Itali nga grupi kriminal dhe i identifikuar si shtetasi Dorian Beu (kushëri i shtetasit Emirian BEU). Dorian Beu mbërriti në Itali dhe kreu bashkë me Syrjan Tole disa shitblerje heroine. lëndë që më pas u konstatua se vinte nga një vend i ri i përpunimit të lëndës narkotike ndodhur në Milano, e drejtuar nga shtetasi Gernard Beu.
***
Më datë 29.05.20 18, rezultatet e hetimeve të kryera ndaj personave të lartpërmendur Syrjan iUiu Gii DUiii DCu, çuan në një sekuestrim të një sasie heroine (nnbi 4.3 kg) që te ay e morën më parë në Milano dhe po ia dërgonin nëpërmjet transportuesit të tyre, klientit shtetasit Seat Hysenaj.
Për më tepër, gjatë hetimeve të zhvilluara në Itali, u konstatua se shtetasi Syrjan Tola, bashkë me shtetasin italian Fabrizio Quartaroli, përveç rolit të kishin në grupin e strukturuar kriminal u morën edhe me kultivimin e plantacioneve të marijuanës. Prandaj, si fillim u arritën të sekuestroheshin, më datë 10.12.2018, një sasi prej 95 bimë cannabis sattiva brenda -një vile që ndodhej në Novellara (RE), dhe më pas më datë 08:01:2019, edhe 316 bimë të tjera cannabis sattiva në banesën e shtetasit QUARTAROLI në Bagnolo San Vito (MN).
Në muajin Shkurt te 2019, përgjimet e kryera në Shqipëri vërtetuan se Gernard BEU ndodhej në Itali prej disa muajsh dhe drejtonte trafikun e heroinës nga qyteti i Milano-s. Hetimet benë të mundur zbulimin e banesës së Gernard BEU-t në Milano dhe identifikimin e personit përgjegjës për menaxhimin e punishtes së re të përpunimit të lëndës narkotike heroinë, i cili u identifikua si shtetasi Ramazan GRADA (ish-punonjës i lokalit “Los Locos” në Durrës në pronësi të Branrnjol Ago). Në ditët në vijim u zbulua banesa e përshtatur për përpunimin e lëndës narkotike heroinë nga ana e shtetasit Ramazan GRADA (që ndodhej në Milano në rrugën Zuretti nr. 2). Shërbimet e vrojtimit ngjallën dyshime tek dy të dyshuarit (Ramazan GRDÁ dhe Gernard BEU) të cilët, për siguri, u larguan nga qyteti i Milanos për rreth një muaj.
Pasi u kthye në Milano, Gernard BEU la banesën e tij të mëparshme dhe u transferua në një apartament tjetër (që ndodhej në Milano, rruga Negrolinr, 14) të cilin e përdori si vendbanim dhe bazë për menaxhimin e trafikimit, përpunimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike heroinë. Të gjitha operacionet ė paligjshme Gernardi ia besoi shtetasit Ramazan GRADA (më pas, në vend të GRADA-s, erdhi shtetasi Florid VUKAJ, që vazhdoj punën më tej).
Siç u përmend edhe me lartë, grupi kriminali strukturuar i siguroi Ramazan Gradës një apartament tjetër (që ndodhej në Milano ne rruga Luigi Prinetti n. 38), i cili përdorej vetëm për ruajtjen dhe përpunimin e heroinës (i njëjti apartament që më vonë do të përdorej edhe nga shtetasi Florid VUKAJ). Brenda banesave të lartpërmendura në rrugën Negroli dhe rrugën Prinetti, nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore me vendim të posaçëm të gjykatës së Bergamos u instaluan pajisje audio/video përgjimi, tẽ cilat vërtetuan qartë aktivitetin e kundraligjshëm në zhvillim e sipër. (Në relacionin e policisë giyqësore janë dhënë disa prej fotove të nxjerra nga filmimet brenda këtyre banesave, ku duket qartë mënyra se si trafikohej, përpunohej, shpërndahej lënda narkotike heroinë, si edhe grumbullimi dhe transportimi i të ardhurave nga ky aktiviteti kundraligjshëm nga shtetasit e lartëpërmendur pjesë e grupit krimina).
Nga aktiviteti hetimor doli në pah furnizimi i vazhdueshëm me lëndë narkotike heroinë nga ana e grupit të disa shpërndarësve të drogës që realizohej në Pyllin e Rogoredos, si dhe dëshira e shtetasit Ramazan Grada për t’u shkëputur nga Gernard BEU dhe për t’ju bashkuar një grupi tjetër kriminal me qendër në provincën e Bergamos dhe me objekt trafikun më fitimprurës të lëndës narkotike të kokainës.
Më datë 24.05.2019 oficerët e policisë gjyqësore të këtij reparti arrestuan shtetasin Ramazan Grada së bashku me “ortakun e ri” shtetasin Klodian HAXHIU për mbajtjen e rreth 8 kg kokainë zbuluar në Gorle (BG) dhe transportuar më parë në Itali nga shtetasi Emiljano Kalemi.
Siç u përmend, në muajin Qershor 2019 vëllezërit AGO gjeten shtetasin Florid Vukaj mes punonjësve të lokalit “Los Locos” në Durrës (në pronësi të shtetasit Branjol Ago), me qellim zëvendësimin e shtetasit Ranmazan Grada që vendosi të largohej nga ky grup. Shtetasi rlorid Vukaj mbërriti në Itali më datë 13.06.2019 dhe u shoqërua nga vetë Gernard BEU në apartamentin në crugên Prineti, tashmë i përdorur si punishte për përpunimin e lëndës narkotike heroinë.
Në ditët në vijim, siç rezulton nga përgjimet mjedisore dhe video të banesës së sipërpërmendur, Gernard Beu e udhëzonte Vukaj-n lidhur me mënyrën e përzierjes së heroinës që do të hidhej në treg. Në shumë raste, të dy janë filmuar teksa “prisnin'” (përzienin, përpunonin, ripaketonin) blloqet e heroinës për ti shpërndarë më tej tek shpërndarčsit më të vegjël dhe përdoruesit e drogës.
Në muajin Janar 2020, pas peripecive të tjera ligjore të Gernard BEU-4, organizata kriminale vendosi t’ia kalonte furnizimin e “Pyllit të Rogoredo-s” palëve të tjera. Për rrjedhojë, në marrëveshje me autoritetet gjyqësorë përgjegjëse të hetimit, në datë 28.02.2020 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Florid Vukaj, menjëherë sapo doli nga banesa në rrugën Prinetti, me 1.6 kg heroinë brenda një çante shpine. Kontrolli i kryer në brendësi të banesës së lartpërmendur bëri të mundur sekuestrimin e materialit për përpunimin dhe paketimin e drogës.
Kjo ngjarje e detyroi shtetasin Gernad Ago që të largohej përsëri nga territori Italian. Furnizimi me drogë i shtetasit Alfred Luli dhe sekuestrimi i 4,6 kilogram heroinë me arrestimin e shtetasve Fran cesco Ceci dhe Tlir Duro.
Nga veprimet hetimore të kryera janë mbledhur provat e mjaftueshme për të provuar faktin se shtetasit Emirjan Beu dhe Gernard Ago në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë shtetasit Alfred Luli sasinë e lëndës narkotike. prej 5,9 kilogram kokainë, që i është sekuestruar në Bergamo shtetasit Alfred Luli në datën 29.03.2017.
Po kështu, janë mbledhur provat e mjaftueshme për të provuar faktin se shtetasit Emirjan Beu, Genard Ago dhe Branjol Ago, kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme sasinë e lendes narkotike prej 4,6 kilogram heroinë, që i janë sekuestruar shtetasve Francesco Ceci dhe llir Ceci në datën 31.07.2017. Nga ana e tij shtetasi Francesco Ceci në datat 21.07.2017 dhe 26.07.2017 ka shpërndarë te persona të tjerë lëndë narkotike.
Në datën 29.03.2017 shtetasit Alfred Luli është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 5,9 kg kokainë. Përgjimet e mëtejshme të kryera në automjetin në përdorim të shtetasit Rexhep Dallupi, klient i shtetasit Alfred Luli, konfirmuan faktin se kokaina e sekuestruar i është dhënë nga Emirjan Beu, i ndihmuar nga ortaku i tij Gernard Ago.
Për të konfirmuar këtë fakt është me shumë rëndësi biseda e kryer midis shtetasve Rexhep Dallupi dhe Enkeleda Bakalli, ku Rexhepi i shpjegon bashkëpunëtores së tij se shtetasi Alfred Luli kishte punuar gjithmonë për llogari të Emirjan Beu dhe se disa muaj para arrestimit kishte filluar që të kryente një veprimtari paralele duke marrë lëndë narkotike te persona të tjerë. Biseda me nr.2050, datë 13.09.2017 midis shtetasve Rexhep Dallupi dhe Enkeleda Bakalli është përshkruar më sipër. Biseda nr. 138, ora 10:18 date 26.06.2017 zhvilluar ne automjetin VE Golf me targe CYOS2CS midis shtetasve Rexhep DALLUPI dhe Enkeleda BAKALLI.
Lajmi kryesor: