Ajo çfarë ndodhi pasditen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit, në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë deri në Milot, mund të jetë vetëm preludi i fundjavave të të ardhshme, të një sezoni turistik i cili sapo ka nisur.
Report TV sjell pamjet me dron, ku shihet qartë radha kilometrike e automjeteve.
Trafiku nisi rreth orës 17:00 te se dieles dhe makthi i qytetarëve që ndodheni në automjetet në radhë, përfundoi, vonë pas mesnatës, rreth orës 02:00 të ditës së sotme.
Aksi Balldre-Milot, një rrugë dykalimshme, nuk mund të përballojë fluksin e shtuar në fundjavë, veçanërisht gjatë sezonit veror.
Sikur të mos mjaftonte kjo situatë, është dhe sjellja e papërgjegjshme e shoferëve në rrugë. Në këto pamje që sjell Report Tv me dron, dallohen qartë parakalimet e gabuara që bëhen shkak për aksidente dhe paralizojnë plotësisht lëvizjen e mjeteve te tjera.
Në përpjekje për të lehtësuar sado pak gjendjen, të hënën Bashkia e Lezhës njoftoi se nuk do të lejojë qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rënda në zonat turistike gjatë gjithë sezonit veror. Përjashtim bëjnë vetëm mjetet që furnizojnë bizneset të cilat do të lejohen të qarkullojnë vetëm gjatë orëve të natës.
“Një tjetër masë është heqja e parkingjeve anësore në rrugën kryesore të Shëngjinit”.
Ndërsa infrastruktura rrugore në Lezhë, është makth për të gjithë ata që frekuentojnë plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës, kush zgjedh për fundjavën, zonën e Durrësit apo Jugut, duhet po ashtu të bëjë llogaritë me trafikun gjatë gjithë sezonit.
Ura e Dajlanit-Plazh-Rrethrrotullimi i Plepave dhe nga Plepat në Golem apo dhe aksi Maminas – Gjiri i Lalzit, janë zonat tradicionalisht më problematike, për të gjithë ata që zgjedhin bregdetin e Durrësit dhe Kavajës.
Trafikut i shtohen dhe ata që kthehen nga Jugu. Kush zgjedh të hyjë në Tiranë nga Rrogozhina, rrezikon seriozisht të ngecë në aksin Bradashesh-Elbasan. Së bashku me rreth rrotullimin në dalje të Elbasanit, ku derdhet dhe fluksi i automjeteve nga Pogradeci e Korça, është një tjetër njollë e zezë për qarkullimin.
Mbrëmë në këto pika të bllokuara nga trafiku, u shënuan 4 aksidente me 9 makina të përfshira dhe një motor. 9 persona morën dëmtime të lehta.
Komente

jena tu prit me fillu rrugen balldre milot
Përgjigju