Dita e parë e muajit gusht ka nisur me trafik të rënduar në aksin rrugor që të çon drejt qytetit të Lezhës. Vargjet e automjeteve nisin që nga mbikalimi i Patokut dhe shtrihen deri në hyrje të qytetit, duke krijuar radhë të gjata dhe lëvizje të ngadaltë për drejtuesit e mjeteve.
Një nga shkaqet kryesore të mbingarkesës është bllokimi i urës së vjetër pranë Milotit, e cila është jashtë funksionit prej disa ditësh, duke devijuar lëvizjen në rrugë alternative.
Autoritetet paralajmërojnë se në orët në vijim pritet që trafiku të rëndohet edhe më tej, për shkak të fluksit të lartë të qytetarëve që zgjedhin bregdetin e Adriatikut për pushimet e tyre.
Komento
Komente

Tan shqypni vjen te mjalta! Ka fushkruja der n mal tlarta, icaty rrin mjalta!
Përgjigju3 dekada premtime per milot-balldre dhe prap e anulluan tenderin.Vetem ne jug financohen rruget
Përgjigju