Trafik i rënduar në hyrje të Ksamilit, radha e automjeteve fillon që nga gjiri i Manastirit (VIDEO)

3 Gusht 2022, 10:52| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 11:18

  • Share

Paraditen e kësaj të mërkure ka trafik të rënduar në hyrje të Ksamilit. Radha e automjeteve me pushues që po shkojnë në plazhet e Ksamilit fillon që nga gjiri i Manastirit. Gjatë sezonit veror, ka pasur fluks drejt plazheve kryesisht në fundjavë, por muaji gusht duket se ka shtuar numrin e turistëve dhe pushuesve që zgjedhin të kalojnë pushimet në jug të vendit tonë.

Pothuajse çdo fundjavë, është e njëjta situatë në rrugët që të çojnë në plazhet e vendit. Po ashtu, çdo të diel duke nisur nga pasditja deri në darkë, shoferët që kthehen nga plazhi bllokohen me orë të tëra në trafik. Këto ditë të nxehta me temperatura të larta bëjnë që ditët e pushimit të kalohen duke marrë rreze në bregdet.

Ndonëse është e përsëritur dhe shoferët lodhen nga bllokimi në trafik, dëshira për të shijuar plazhin gjatë të gjithë sezonit bën që të marrin makinën e të nisen për në bregdet me familjen apo miqtë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?