Pushuesit kthehen nga plazhi! Trafik kilometrik në Shëngjin, bllokohet qarkullimi! Fluks automjetesh në Vlorë dhe në aksin Durrës-Tiranë! Akset më problematike

26 Qershor 2022, 10:57| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 21:35

  • Share

Për shkak të motit të mirë me temperatura të larta, thuaje cdo fundjavë, pushuesit dynden drejt plazhit për tu qetësuar nga përditshmëria e ngarkuar dhe për të shijuar disa momente të qeta nën rrezet e diellit dhe në zhurmën e detit. Edhe këtë të diel, ka fluks automjetesh në kthimin për në shtëpi. Në zonën e Shëngjinit u bllokua qarkullimi për disa orë pasi rruga është e ngushtë dhe nuk e përballon fluksin e automjeteve.

Edhe në Vlorë pati fluks makinash që në orët e para të mëngjesit në zonën e rrethit të Skelës e deri në Radhimë ishte një aks rrugor me fluks makinash që i drejtoheshin jugut të Shqipërisë. Ndërsa në rrugën e kthimit, pritet të ketë ngarkesë të madhe, konkretisht në Zonën e Lungomares, te zona e Ujit të Ftohtë dhe pjesa e Radhimës.

Radhët prej disa kilometrash kanë bërë që Policia Rrugore të gjendet në pikat kyçe ku trafiku paraqitet më i rënduar me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e trafikut. Një përfaqësues i policisë foli para mediave duke i bërë apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos bëjnë parakalime që vështirësojnë akoma më shumë qarkullimin e mjeteve.

"Sezoni turistik tani është në kulmin e vetë, ka një fluks të shtuar dhe në ardhje dhe në vajtje në zonat turistike. Fundjavat janë të ngarkuara. Në zonën bregdetare kemi marrë masa të shtuara të shërbimeve tona duke nisur nga rruga transballkanike, zona e Lungomares, zona e Ujit të Ftohtë dhe pjesa e Radhimës paraqet ngarkesë më të madhe. Zona e Himarës është pak më e qetë, më e menaxhueshme. Në zonat ku flasim janë marrë masat të pikave të ngarkesave të trafikut në disa kryqëzime. Nga ora 19 deri në 23-24 ka fluks, zakonisht të dielave pas orës 19:00 ka fluks në kthimet për Tiranë. I bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat, të mos parakalojnë", tha ai.

Ndërkohë, radhë të gjata mjetesh ka edhe në aksin Tiranë-Durrës, pasi qytetarë të shumtë në kryeqytet kanë zgjedhur të kalojnë të dielën në Durrës. Policia Rrugore, nisur nga fakti që gjatë mbasdites dhe orëve të mbrëmjes së sotme fluksi i kthimit në drejtim të Tiranës, është i madh, apelon që, për hyrjen në Tiranë, qytetarët të përdorin akset rrugore dytësore, nga Elbasani, nga rruga e vjetër e Durrësit për në Kombinat dhe rrugë të tjera alternative.

Ora 20:07
Trafik i rënduar në Shëngjin, prej 2 orësh bllokohet qarkullimi! Rrugët e ngushta nuk përballojnë fluksin e automjeteve me pushues (VIDEO)

 

Largimi i menjëhershëm i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit është shoqëruar me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje. Situatë më problematike është krijuar në rrugën që lidh Shëngjinin dhe aksin drejt Milotit.

Trafiku i rënduar ka nisur që prej orës 18:00 dhe pritet të vijojë deri në orët e mbrëmjes, duke sjell shpesh herë dhe bllokim total të qarkullimit. Problematikë e njëjtë është çdo fundjavë në këto akse rrugore, pasi rrugët e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve. Kjo fundjavë e fundit e muajit qershor solli mijëra pushues ne plazhet e Lezhës.

Ora 17:19
Fluks automjetesh në Vlorë, apeli i policisë: Mos parakaloni! Pritet të ketë ngarkesa nga ora 19:00-23:00 (VIDEO)

 

Teksa shumë pushues kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar këtë të diel, në rrugën e kthimit, pritet të ketë ngarkesë të madhe.

Më konkretisht, fluksi pritet të nisë rreth orës 19:00 në Zonën e Lungomares, te zona e Ujit të Ftohtë dhe pjesa e Radhimës. Për këtë, një përfaqësues i policisë foli para mediave duke i bërë apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos bëjnë parakalime që vështirësojnë akoma më shumë qarkullimin e mjeteve.

"Sezoni turistik tani është në kulmin e vetë, ka një fluks të shtuar dhe në ardhje dhe në vajtje në zonat turistike. Fundjavat janë të ngarkuara. Në zonën bregdetare kemi marrë masa të shtuara të shërbimeve tona duke nisur nga rruga Transballkanike, zona e Lungomares, zona e Ujit të Ftohtë dhe pjesa e Radhimës paraqet ngarkesë më të madhe.

Zona e Himarës është pak më e qetë, më e menaxhueshme. Në zonat ku flasim janë marrë masat të pikave të ngarkesave të trafikut në disa kryqëzime. Nga ora 19 deri në 23-24 ka fluks, zakonisht të dielave pas orës 19:00 ka fluks në kthimet për Tiranë. I bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat, të mos parakalojnë", tha ai.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 27/06/2022 00:38

    BENI parkinge me kate ne vlore,,durres,shengjin,velipoje,,,mos e kini mendjen vetem per te bere pallate...,dhe afer plazheve,,,,qe te lirohen parkinget ne rruge,,,nuk mundet rruga te zere te gjitha makinat qe vijne ne plazh.....

    Përgjigju
  • flori: 26/06/2022 23:46

    SHKOJNE ZGJEBSIT ME BUKE ME VETE NE PLAZHE ZHULI,,,,,,,PLAZHE PA UJE,,,,RRUGE,,,,BANJO PUBLIKE,,PA KANALIZIME,,,,DHE HYJNE NE UJE GJASME PER TU LARE,,,,DHE DHJESIN DHE SHURROJNE NE DET,,,,DHE UJI I DETIT MERR NGJYRE TE VERDHE,,,,,SI MUND TE SHKOSH NE DURRES E TE FUTESH NE DET,,KURREN E KURRES,,,,DHE KUR KTHEN SYTE SHIKON PALLATE PA FUND NGJITUR ME NJERI-TJETRIN ,,,,PA PLANIMETRI,,,NJERI 3 ,,TJETRI,5,,E TJETRI 15 KATESH NGJITUR ME BREZIN E RERES,,,,SE KU E KANE PARE KETE MODEL ,,,PER TE NDERTUAR KETA NUK E DI.....ATY NE PLAZHIN E DURRESIT DUHEN SHEMBUR TE GJITHA PALLATET,,,E TE NDERTOHEN RESORTE,,HOTELE ME 5 YJE....ME PLANIMETRI E RREGULL,,VETEM KJO ESHTE ZGJIDHJA ......

    Përgjigju
  • Qytetari: 26/06/2022 21:59

    Qeveria te veje "dore" ne segmentin Plepa-Ndroq-Tirane ! E pa falshme indiferenca dhe mos kokecarja ne rehabilitimin e ketij segmenti ! Qytetari

    Përgjigju
  • Shkodran: 26/06/2022 21:21

    Dhe shajnë Qet Kastratin pastaj se e ka naftën e hollë dhe i harxhohet shpejt ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?