Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kërkuar konfiskimin e 17 pasurive të Valentin Selaj, i cili dyshohet për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Valentin Selaj është një emër i njohur i cili para dy vitesh është arrestuar në Itali si koka e trafikimit të drogës në Itali. Ai njihet edhe si ish i fejuari i Viola Spiros (vajzës së showbizit shqiptar).
Në një letër porosi të ardhur nga Holanda thuhet se Valentin Selaj, nga aktivi kriminal dhe trafiku i kokainës paratë e fituar i ka investuar në Shqipëri në prona e biznese të paluajtshme dhe të luajtshme.
Nisur nga kjo letërporosi, SPAK ka nisur hetimet dhe ka arritur në përfundimin se pasuritë në emër të Valentin Selaj, por dhe familjarëve të tij nuk justifikohen duke u dyshuar si të vënë nga paratë e krimit dhe për këtë ajo ka kërkuar nga GJKKO konfiskimin e tyre.
Selaj, i dyshuar dhe si koka e grupit, trafikonte kokainën nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe me pas në vendet e tjera të Evropës si Angli, Itali etj. Gjatë këtyre hetimeve, këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasia prej 97 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe 16 kg heroinë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të Valentin Vasil SELAJ, Vasil Gjergj SELAJ, (babai i Valentinit), Leze Kolë SELAJ, (nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil SELAJ alias Ardian Vasil SELAJ, (vëllai Valentinit), kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike.
Mbështetur në faktet e lartpërmendura, aktivitetin e dyshuar kriminal te shtetasit Valentin Vasil Selaj në Hollandë, mungesa e të ardhurave të ligjshme në Shqipëri dhe jashtë saj për shtetasit Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj, si dhe pasuritë e konsiderueshme të paluajtshme dhe luajtshme dhe investime që kanë në pronësi këta shtetas lindin dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë si produkt i aktivitetit kriminal.
Valentin Selaj
17 Pasuritë e sekuestruara nga SPAK
1. Pasuria në bashkëpronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë Rrile Lezhe, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë Are + truall. Këtë pasuri shtetasi Valentin Selaj e ka ne bashkepronesi me shtetasin Vasil Selaj dhe Leze Selaj (prinderit). Pasuria eshte rregjistruar me date 31.08.2011.
2. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall. Mbi këtë truall është ngritur një godinë banimi 2 katëshe, me siperfaqe 187 m2. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.
3. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 3633 m2, lloji i pasurisë are. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.
4. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall, mbi të cilën është ndërtuar një godinë banimi dy katëshe me sipërfaqe 178.7 m2. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.
5. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë lagjia “Beslidhja“ Lezhë, me sipërfaqe 53,125 m2, lloji i pasurisë “Njësi Shërbimi”, blerë me çmimin 6 019 128 lekë në date 27.02.2013. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.
6. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 15 500 m2, lloji i pasurisë are. Pasuria është rregjistruar me datë 10.04.2009.
7. Pasuria me adrese Rrile Lezhë, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë “Are + truall”. Këtë pasuri shtetasi Vasil Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasin Valentin Selaj dhe Leze Selaj. Pasuria është rregjistruar me datë 31.08.2011.
8. Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.
9. Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.
10. Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.
11. Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Barbudhoj Lezhë, me sipërfaqe 2200 m2, lloji i pasurisë kullotë. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 27.09.2014, çmimi i blerjes eshte 1 000 000 lekë.
12. Pasuria me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 200 m2, lloji i pasurisë truall. Këtë pasuri shtetasja Leze Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasit P. S., N. S., P. S. dhe V. S. Data e rregjistrimit te pasurisë 31.08.2011.
13. Pasuria në pronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë Rruga “Bajram Curri” Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 118.1 m2, data e rregjistrimit të pasurisë 02.05.2017. Këtë pasuri shtetasi Valentin Selaj e ka blerë në datë 17.03.2017, në shumen 220 000 Euro.
14. Automjeti me targë AA 890 TD në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, i llojit autoveture, marka Daimler Chrysler, tipi 211016, modeli E 270 CDI, viti i prodhimit 2003. Këtë automjet shtetasi Vasil Selaj e ka blerë në Itali, në shumën 900 Euro.
15. Llogari bankare rrjedhëse në shumën 5 022 Euro.
16. Llogari bankare rrjedhëse në shumën 1 091 533 Lekë.
17. Shoqëria “Aleks Selaj”, me NIPT L67611501E, në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me aktivitet “Hotele dhe struktura te ngjashme”, me status aktiv prej 11/02/2016.
Valentin Selaj dhe Viola Spiro
Në nëntor të 2017, Valentin Selaj u arrestua gjatë një operacioni antidrogë në Firence, ku u cilësua si koka e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Itali dhe shfrytëzim prostitucioni
Valentin Selaj është arrestuar nga policia e Firences në Itali, ndërsa emri i tij unë atë kohë u publikua nga gazeta italiane “La Nazione”, duke u etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Amerika Latine në Firence, nëpërmjet Holandës.
Gazeta italiane ‘La Nazione’ ka publikuar emrin dhe foton e shqiptarit Selaj, së bashku me të dashurën e tij Viola Spiro.
Gjithashtu edhe i vëllai i Valentinit, Aleks Selaj, rezulton i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg. Aleksi, që rezulton banues në Shëngjin, u akuzua si pjesëtar i një grupi kriminal, që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Holanda drejt Italisë.
Disa nga pronat e sekuestruara janë edhe në emër të Paris Selaj, vëllait më të madh, i cili sipas gjendjes civile rezulton banues në Shëngjin. Ai nuk rezulton i përfshirë në mënyrë direkete në trafiqe, por dyshimet janë se pronat në emër të tij që u sekuestruan atëherë, janë blerë nga para me origjinë nga aktivitete kriminale.
Pronat e sekuestruara në vitin 2018
Ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme:
• 7 ambiente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;
• 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);
• 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;
• 9 automjete luksoze.
Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale të rreth 1,450,000 euro dhe të gjitha rezultonin të regjistruara në emër të vëllezërve Sela.
ky djal nuk ka ber as korrupsion e as ka vjedh leket e shqiptareve. shikoni politikanet qe kan 30 vjet qe po i pijne gjakun popullit
PërgjigjuKam nje pyetje:Per ata kriminele qe jane vrare ,por kane krijuar pasuri te medha me menyra te ngjashme dhe kjo pasuri iu ka mbetur te afermve,a do t'ua sekuestroje SPAKU te afermeve keto pasuri? Se i bie qe pavarsisht se personi eshte vrare ,keto pasuri qe iu kane kaluar p.sh prinderve quhet si te kene marre nje mall te vjedhur ,qe eshte i denueshem si akt kriminal.
PërgjigjuA qe vdeksh ishallah se dhe te vdekurit si lini rehat
Nuk e njohe dhe nuk dua ta njohe kete cun. Po kjo esh turp spaku doli per politiken dhe na meret me njerzit qe si kan sjell as je dem SHQIPERISE. TURP TURP TURP. MASHTIRIM TE SHPETOIN TE KORUPTUARIT LEKT E VJEDHURA TE SHQIPTARVE
PërgjigjuGjynof qe Spaku e nis punen nga keto qe kane rreziku jeten dhe i lë te vazhdojne rehat ato qe vjedhin tu hedh firma neper tendera e koncesione . Keta nuk e kane bere ndonjeher rehat gjumin e nates dhe leket i sjellin ne shqiperi , ndersa keto mafjozat me kollare vjedhin me letra , gjumin e bejne rehat dhe lekun e cojne jashte . Të mbrapshtë gjithe jeten ne shqiptaret!
PërgjigjuKetyre qe vejne koken ne rrezik neper bote ju marrin pasurine e ata qe grabisin vjedhin e qe e bene fukara ate popull i thojne ta gezoni ptuuu rrace e keqe
PërgjigjuPo çfarë bën SPAK , përse nuk klrkon justifikim pasurie nga të dlnuarit në Shqipëri për Korrupsion, sepse ata janë më të rrezikshëm dhe vazhdojnë të bëjnë korrupsion duke e zhytur vendin në një spirale pasigurie
PërgjigjuKemi denuar njeri per korrupsion deri tani?
Po pasurite e Agron Fatmir Xhafes pse nuk del spaku apo ka frike . Kujtoni se u hidhni hi ne sy njerzve me kto show. Turpi madh spak lleshit dhe i ard veliut qe mezi e ka dajo Fatmiri.
PërgjigjuOree Alaudiin do pushoç ti?!
Shtypjani koken ketyre provincialeve qe merren me krim jashte shtetit dhe kane krijuar emer te keq per te gjithe Shqiptaret. Kane edhe surrat e shkojne ne Shqiperi duke i bere karshillek njerezve te ndershem.
PërgjigjuReportazhin e kan care kto mendjet e ndritura. Per te ngelur me goje hapur I kan perseritur nga pes here objektet e konfiskuara. Kto tokat ne rrile duken sikur jane ne majami.