Valentin Selaj dhe Viola Spiro
Në nëntor të 2017, Valentin Selaj u arrestua gjatë një operacioni antidrogë në Firence, ku u cilësua si koka e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Itali dhe shfrytëzim prostitucioni
Valentin Selaj është arrestuar nga policia e Firences në Itali, ndërsa emri i tij unë atë kohë u publikua nga gazeta italiane “La Nazione”, duke u etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Amerika Latine në Firence, nëpërmjet Holandës.
Gazeta italiane ‘La Nazione’ ka publikuar emrin dhe foton e shqiptarit Selaj, së bashku me të dashurën e tij Viola Spiro.
Gjithashtu edhe i vëllai i Valentinit, Aleks Selaj, rezulton i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg. Aleksi, që rezulton banues në Shëngjin, u akuzua si pjesëtar i një grupi kriminal, që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Holanda drejt Italisë.
Disa nga pronat e sekuestruara janë edhe në emër të Paris Selaj, vëllait më të madh, i cili sipas gjendjes civile rezulton banues në Shëngjin. Ai nuk rezulton i përfshirë në mënyrë direkete në trafiqe, por dyshimet janë se pronat në emër të tij që u sekuestruan atëherë, janë blerë nga para me origjinë nga aktivitete kriminale.
Pronat e sekuestruara në vitin 2018
Ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme:
• 7 ambiente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;
• 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);
• 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;
• 9 automjete luksoze.
Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale të rreth 1,450,000 euro dhe të gjitha rezultonin të regjistruara në emër të vëllezërve Sela.
Lajmi kryesor:
Koka e trafikut të kokainës në Holandë, SPAK kërkesë konfiskimi për pasuritë marramendëse të Valentin Selajt e familjarëve të tij
I.K/ReportTv.al