Trafiku i mbetjeve kancerogjene! Pamje të tjera nga fuçitë dhe amianti! Tre drejtorë dhe prefekti në portin e Vlorës (VIDEO)

21 Shkurt 2020, 08:33| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 11:36

  • Share

VLORE-Një ditë pas operacionit ku u zbulua dhe u godit rrjeti i trafikut të mbetjeve toksike dhe lëndës kancerogjene amiant, mëngjesin e sotëm në portin e qytetit bregdetar shkuan për inspektim prefekti Flamur Mamaj, drejtori i doganës, i portit dhe i policisë. Prefekti u shpreh se çështja është në duart e prokurorisë dhe se nuk ka informacion mbi lëndën që është futur.

"Unë thjeshtë kam ardhur për të bërë një inspektim dhe verifikim të kushteve të sigurisë të marra nga drejtoria e qarkut dhe kufirit. Përtej asaj që kam parë, çështja është në duart e prokurorisë dhe priten përfundimi i hetimeve për të gjitha problematikat dhe mbi fatin e të arrestuarve për këtë çështje. Deri tani nuk kam asnjë lloj informacioni mbi lëndën, është çështje hetimi, me të përfunduar duhet të ketë edhe një raport që do të konstatojë të gjitha mbetjet se çfarë janë" tha Flamur Mamaj.

VIDEO/ Prefekti i Vlores 

1582270888_1582269585portvlore001.jpg

Inspektimi ne portin e Vlores

Ora 08:53
Fuçitë, amianti dhe furgoni që do i transportonte! Report Tv pamje të tjera brenda tragetit

Report Tv siguron pamje të tjera nga fuçitë dhe mbetjet e rrezikshme të amiantit që u tentuan të futeshin në Vlorë pas transportimit me traget nga Italia. Gjithashtu në pamje është edhe fugoni i  tipit Iveko me targë AA 417 SC që u sekuestrua, ndërsa shoferi Arber  Cuni është njëri mes 6 të arrestuarve.


Lajmi kryesor:

Pezullohet transporti i mbetjeve në Shqipëri! Të arrestuarit në Vlorë: S’ka pesticide, fuçitë me vaj motori...Analizat tek Fizika Bërthamore


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?