Kronikë

Trageti i linjës Vlorë - Brindisi vazhdon të penalizojë qytetarët, prefekti: Jemi konsultuar me një kompani tjetër

8 Tetor 2019, 09:24| Përditesimi: 8 Tetor 2019, 14:28

  • Share

Situata në portin e Vlorës vijon të mbetet problematike prej gati shtatë ditësh për shkak se trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk po kryen udhëtime duke penalizuar kështu qytetarët.

Kjo është një situatë e ripërsëritur në Vlorë, ndërsa është menduar futja në këtë intinerar edhe të operatoreve të tjerë. Për këtë qëllim janë njoftuar edhe autoritetet italiane, por edhe një shkresë zyrtare i është drejtuar kryeministrisë, ministrisë së Transporteve si edhe konsullatës italiane në Vlorë. Reagimi për problematikën e krijuar ka ardhur dhe nga prefekti i qarkut Vlore Flamur Mamaj,i cili ka thënë se situata është ripërsëritur.

Konfirmohet se një tjetër mjet lundrues që pritej të hynte në këtë intinerar nuk ofron kushtet e duhura, që nga siguria deri edhe të kushtet më minimale që mund të ofrojë një traget në këtë linjë. Ky është trageti i dytë i cili pritej të dublonte tragetin kryesor të kësaj linje dhe nuk ka marrë licencën për të ushtruar aktivitetin e tij, për shkak të kushteve.

Sipas prefektit të qarkut të Vlorës po punohet tashmë në bashkëpunim me kryeministrinë dhe ministritë përkatëse jo vetëm për zëvendësimin e tragetit të linjës Vlore Brindisi por dhe për ndryshimin e operatorit qe prej kohesh e ofron këtë shërbim tek qytetaret e Vlorës.

"Kjo është një mungesë e përsëritur ndër vite në të njëjtën periudhë dhe në të njëjtën kohë. I kam kërkuar me ngulje kosulleshës që ti kërkoje palës Italiane dhe të marrë masat e duhura që trageti të jetë i disponueshëm. Gjithashtu kemi kërkuar dhe do të informojmë sot dikasteret përkatëse në qeveri me qëllimin e mirë që kjo situatë mos të përsëritet. Trageti që dublonte tragetin që është në riparim nuk i plotëson kushtet për të udhëtuar dhe qeveria dhe ministria përkatëse nuk i ka dhënë leje sepse i kanë përfunduar të gjitha licencat dhe nuk është traget i sigurt. Nuk mund të fusim në linjën Vlorë-Brindisi tragete që nuk ofrojnë siguri. Ka kohë që po punohet për të future operatorë të rinj në linjën e transportit detar në linjën Vlorë-Brindisi dhe unë do të bëj të gjitha përpjekjet me të gjithë faktorët që operojnë në këtë fushë me qëllimin e mirë që jo vetëm linja Vlorë-Brindisi  por të gjitha shërbimet të jenë të standardeve sepse shumë shpesh kemi konstatuar se nuk plotësohen standardet nga shoqëria që operon në portin e Vlorës dhe ne kemi kërkuar që standardet të jenë të qëndrueshme."  ka thënë ndër të tjera Mamaj.

Mungesa e tragetit në linjën Vlorë-Brindizi ka penalizuar prej gati shtatë ditësh portin e Vlorës, në lëvizjen  pasagjereve apo biznesve, ndërsa ajo çfarë është deklaruar nga kompania lidhet me një remont që po kryen trageti, por pa afruara asnjë zgjidhje tjetër alternative për portin e Vlorës. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 08/10/2019 19:41

    Paguaj Drejtora.paguaj ministra vidh perdhuno pppullin e Jugut te Shqiperise kjo eshte logua e shoqerise *Gervenhale&pisllekrobqirllek.com.

    Përgjigju
  • Anduel Tahiri: 08/10/2019 16:11

    Rama tha ne fillimvitin 2019 ne Vlore se ne prill ky trageti shkaterraq do zhdukej... vetem se nuk saktesoi se ne prillin e cilit vit. Po ju vlonjatet nuk dironi fare!

    Përgjigju
  • Zarja: 08/10/2019 15:11

    Hahahaha foli drejtori qe e beri burdello portin e Vlores mer lek nga mafiozet e tragetit dhe leh per ata tani.shkuuuu fare e keqe

    Përgjigju
  • Adi Malaj: 08/10/2019 12:11

    Mos e merni me llafe kafenesh se kompania qe eshte ne linje eshte shume serioze dhe e fuqishme.Vlonjatet e kane zakon te qahen per gjera koti

    Përgjigju
  • Vlonjati: 08/10/2019 09:36

    Pse vetëm me 1 kompani e jo me 2_3 Vlora ka shumë shkëmbime me Italinë fqinje.!!? Monopol MUT Mafie kjo është lidhja e qeverisë me mafien e trageteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?