Kronikë

Tragjedi shqiptare në Australi, babai vret vajzën e dhëndrin natën e Vitit të Ri dhe tenton vetëvrasjen (Zbardhet arsyeja)

2 Janar 2020, 10:16| Përditesimi: 2 Janar 2020, 12:20

  • Share

Tragjedi shqiptare në Australi. Pak orë përpara se të ndërroheshin vitet një shqiptar nga Kosova 55-vjeç që jeton prej disa vitesh në Melbourne pas një sherri në familje vrau me armë zjarri të bijën dhe dhëndrin, ndërsa më pas tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë. Osman Shaptafaj të martën shkoi në shtëpinë e çiftit në Yarraville që kishte një vit që ishin martuar. Në konflikt e sipër, ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të vajzës Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrit Veton Musai 29 vjeç. E bija humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa dhëndri disa orë më vonë në spital, pasi plagët ishin të rënda duke mos u mbijetuar. Në kushte të vështira psikologjike, 55-vjeçari më pas qëlloi në drejtim të vetes duke tentuar vetëvrasjen, por ka mbetur i plagosur rëndë.

Por kush ishin arsyet që e çuan të atin drejt këtij krimi makabër? Sipas medieve australiane, bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia duke i ekzekutuar. Një anëtar i familjes, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha që vajza kishte kaluar një periudhë të vështirë nga i ati për shkak të formimit të tij.  “Unë thjesht do të them se nuk kishte të bënte me formimin e tij ose me besimin e tij, pasi ai nuk ka besim”, tha ai.

Miqtë dhe familja e çiftit janë tronditur nga ngjarja e rëndë dhe nuk gjejnë dot fjalë për ta përshkruar. "Unë nuk e di se si t'i bashkoj fjalët. Allahu e di më së miri pse gjërat ndodhin kështu, e kam të pamundur të shpjegoj atë që ndodhi. E vetmja gjë që na mban të fortë është besimi në Zot. Se si babai mund ta marrë jetën e vajzës së tij, është përtej të kuptuarit ... Por djalli me të vërtetë është midis nesh. Allahu i bashkoftë të dy shpirtrat e mrekullueshëm përsëri në xhenet" shkruan një i afërm i familjes pas tragjedisë.

Çifti kishte një vit që ishte martuar dhe pesë që ishin njohur. Miqtë e përshkruanin dasmën e tyre si një nga 'më të mirat që ishte bërë ndonjëherë'. 'Një çift i tillë i bukur, një familje kaq e bukur ... Një nga dasmat më të mira që kam qenë në Australi' shkroi një mik i familjes në Facebook. Vajza punonte në një kompani që merrej me shitje pronash në Melbourne ndërsa burri në një bankë. Kjo është ngjarje dytë e rëndë që ndodh në Australi në pak kohë në familjet shqiptare, pasi në gusht po të këtij viti, babai vrau vajzën.

Komento

Komente

  • Lleshi: 03/01/2020 01:12

    Omg what kind of father you are, psicopat yes omg

    Përgjigju
  • 0000: 02/01/2020 13:46

    Rrace arabe!

    Përgjigju
    • Fgggggggg: 02/01/2020 15:53

      P**** motrës tate. Koment pa lidhje.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?