Kronikë

Tragjedia e Genovas, Conte: Gjendje e jashtëzakonshme 12 mujore, e shtuna ditë zie kombëtare (VIDEO)

15 Gusht 2018, 18:37| Përditesimi: 15 Gusht 2018, 23:14

  • Share

Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme 12 mujore në Genova dhe shpalljen e të shtunës dite zie kombëtare në të gjithë vendin, për 39 viktimat e tragjedisë nga shembja e urës. Këshilli i Ministrave, në një mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur një fond prej pesë milionë euro për heqjen e rrënojave pas tragjedisë së urës "Morandi" në Genova ku nga shembja e saj humbën jetën 39 persona. 

Kryeministri italian Giuseppe Conte u shpreh se qeveria do revokojë kontratën e koncesionarit për kompanitë që menaxhonin autostradën dhe urën e shembur, ndërsa kujtoi se nuk do presë hetimet e drejtësisë për këtë rast për të vendosur. 

Kemi vendosur të shpallim një ditë zie kombëtare. Ende nuk e kemi vendosur ditën, por ajo do të përkojë me ditën e ceremonisë së varrimit të të vdekurve.

Kreu i qeverisë italiane, Conte

Mbledhja e Këshillit të Ministrave të Italisë u zhvillua në ndërtesën e Prefekturës së Genovas. Shembja e urës në Genova solli tragjedinë me 39 të vdekur, dy prej të cilëve janë shqiptarë, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?