Frikë për një skenar genovez? Mit’hat Tola: Kemi nisur kontrollin e urave në Shqipëri

17 Gusht 2018, 15:10| Përditesimi: 17 Gusht 2018, 16:48

  • Share

Tirane- Policia Rrugore dhe Autoriteti Shqiptar Rrugor janë duke inspektuar të gjitha urat në vend për parametrat e sigurisë dhe praninë e tabelave që kufizojnë tonazhet. Këtë fakt e bëri publik kreu i rrugores Mit’hat Tola, i cili tha se kjo masë vjen pas tragjedisë të ndodhur në Genova në Itali, ku 39 vetë humbën jetën nga shembja e papritur, tre ditë më parë.

"Kemi ngritur grupe teknike pune për të verifikuar gjendjen e strukturave dhe të elementeve të sigurisë së urave në Shqipëri",- tha Tola.

Kujtojmë se problematikën e urave të amortizuara në Shqipëri e trajtoi një ditë më parë Shqiptarja.com dhe Report Tv. Të paktën pesë ura, ajo e Vorës, Kukësit, Milotit, Tapizës dhe Dragotit paraqesin rrezikshmëri. 



"Javën në mbyllje dhe javët në vijim, shërbimi i Policisë Rrugore në bashkëpunim me “Autoritetin Rrugor Shqiptar”, nisur nga ngjarja tragjike - rrëzimi i Urës në Genova të Italisë, ku humbën jetën 39 persona, ka filluar inspektimin e sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve mbi ura si dhe në përbërje të grupeve teknike të inspektimit edhe për të verifikuar gjendjen e këtyre strukturave dhe të elementeve të sigurisë.

Në bashkëpunim me aktorë të tjerë të ngarkuar me ligj për menaxhimin e elementëve të sigurisë rrugore në këto infrastruktura, Shërbimi i Policisë Rrugore do të monitorojë në mënyrë të rreptë tejkalimet e peshave të ngarkesave të mjeteve, për të shmangur dëmtimet dhe respektimin e ligjit duke “prodhurar” me shumë siguri rrugore"

Mithat Tola – Drejtor i Policisë Rrugore, Policia e Shtetit

 

Tola renditi dhe akset më të ngarkuara me qarkullim jetësh dhe trafik ku Saranda rezultonte qarku më i prekur.

Në përfundim të konferencës, Tola u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo abuzim që konstatojnë në rrugë përfshi manovrat e gabuara, parakalimet e gabuara, shpejtësi tej normave si dhe zënien e korsive nga shoferë të papërgjegjshëm.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ceni: 17/08/2018 18:12

    Tani qe e mori ne dore tata te gjitha urat do behen te reja ashtu si teatri popullor

    Përgjigju
  • Gazi: 17/08/2018 17:08

    Po ne polici ka dhe kallupaxhinj bojaxhinj dhe shpejtesin e makines e masin me sy

    Përgjigju
  • Edi: 17/08/2018 16:33

    Po policia rrugore ç’ne që merret me inspektimin e urave apo në gjirin e saj ka policë me profesion edhe inxhinjer?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?