Ish-drejtori i ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari, i dënuar me 15 vjet burg për masakrën e Gërdecit, dhe i liruar para kohe pas vetëm 6 viteve në qeli, ia faturoi krejtësisht përgjegjësinë Forcave të Armatosura.
“Është përgjegjësi e forcave të armatosura nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që u ngarkonte legjislacioni”.
Në gjyqin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, ish-kreu i ndërmarrjes në ministrinë e mbrojtjes, tha se sipërmarrësin amerikan Petrick Henry e ka njohur në rrugë elektronike në vitet 2005-2006.
“Patrick Henry ka ardhur 10-12 në fillim të vitit 2006. Na prezantoi një projekt të tij për të bërë demontim induatrial duke ofruar teknologjinë që kishte. Demonstroi makineritë që dispononte. Ishte i interesuar për gëzhojat që kishin material tunxhi. Ai thoshte “ju po i digjni kot këto municione sepse mund ti shisni”. Ka vizituar repartet ushtarake duke propozuar të mos digjeshin por ti viheshin në dispozicion ato me tunxh që ai të mund ti demontonte.
Në verën e vitit 2006, Pinari pranoi se MEICO i paraqiti propozimin ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa në dhjetor të atij viti, zyra e sekretarit të përgjithshëm i kërkoi MEICO-s, një informacion mbi interesin e shitjes së këtyre municioneve. Pinari fajësoi sërish ushtrinë për përzgjedhjen e firmcës SAC e cila më pas nënkontraktoi kompaninë Albademil për Gërdecin.
Patrick përmendi edhe një kompani të krijuar nga vetë ai “Alba Demil” me dy ortakë, Patrick Henry dhe Mihal Delijorgji. Këtë të fundit e njoh prej 1993. Se si është përzgjedhur kompania amerikane SAC, nuk është bërë nga ne as nga MM por Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Nga parashikimi fillestar prej 400 milion fishekësh rezultuan më pak. Ishte menaxhim skandaloz i ushtrisë.
Pinari aludoi se i gjithë procesi është kryer në mungesë të licencës.
Kur është bërë kontrata me SAC, i kam kërkuar specialistëve të mi licencën. Ky aktivitet demontimi as në Amerikë nuk licensohej dhe deri në 2009 ky lloj aktiviteti nuk parashikohej në legjislacionin shqiptar.
Prezent në sallën e gjyqit, Fatmir Mediui i drejtoi pyetje dëshmitarit Ylli Pinari.
A dini që kam qenë unë në Gërdec?
Ylli Pinari: Atë e dini ju, në dijeninë time jo. Patrick Henri ka bredhur në shumë reparte ushtarake. Mund të ketë qenë edhe në Gërdec.
Ish-ministri i drejtoi edhe një tjetër pyetje Pinarit.
Ku shkonte baruti i avaduar?
Ylli Pinari: Rreth 200 - 300 tonë barut është kontraktuar një kompani në Belgjikë dhe është çuar një anije me këtë ngarkesë. Pritej edhe një anije e dytë për të eksportuar barutin tjetër të evaduar. Kam tentuar dy herë të futem në Gërdec, nuk më kanë lejuar të futem pasi duhek leje e posaçme. Ishin dy herë që më ra rruga nga Rinasi kur tentova.
Ish ushtarakët Fatbardh Kuci dhe Gëzim Oshafi refuzuan të dëshmojnë pasi ishin dënuar në procesi e parë. Ish-ministri Fatmir Mediu pas seancës, përsëriti se nuk ka asnjë përgjegjësi dhe kërkoi të hetohet versioni i një akti të qëllimshëm.
"Propozimi i Gërdecit ka ardhur nga kompania. Ka pasur një mbledhje të këshllit të sigurisë kombëtare ku përfaqësues të institucioneve të inteligjencës nuk kanë përjashtuar aktin e qëllimshëm" tha Mediu.
Ish-drejtori i MEICO është akuzuar e dëuar nga gjykata e Tiranës si ndërmjetësues i ardhjes së Patrick Henry në Shqipëri. Më 5 korrik 2006 Pinari ia ka paraqitur Mediut interesimin e SAC për municionet me gëzhoje tunxhi, çmontimin dhe çmilitarizimin e tyre duke u shprehur pro nismës. Në dhjetor 2006, sipas prokurorisë Ylli Pinari i ka sugjeruar Patrick Henry kryerjen e çmontimit të municioneve në Shqipëri dhe përfshirjen në këtë proces të Mihal Delijorgjit me të cilin e ka njohur ne Tiranë ku kanë rënë dakord per perqindjet e aksioneve dhe fitimeve.
Lidhja e Patrik Henrit, Delijorgjit, Selmanllarit dhe Shkëlzenit
Patric Henry ishte presidenti i Southern Anmmunition Company që lidhi kontratën me ministrinë e Mbrojtjes për çaktivizimin e municionit të kalibrit të rëndë, të predhave të artilerisë në Gërdec. Ai ishte bashkëpronar me 25% të aksioneve në kompaninë Alba Demil me Delijorgjin dhe në Shqipëri përfaqësohej nga Rrahman Selmanllari, i konsideruar edhe si “vëllai” i Shkëlzen Berishës pasi përfaqësonte djalin e ish kryeministrit.
Në seancën e kaluar (27 dhjetor) dëshmoi Shkëlzen Berisha, i lakuar prej 15 vjetësh si personi kyç në përcaktimin e fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec dhe lidhjet me Mihal Delijorgjin.
Report Tv ka siguruar dëshminë e plotë të Ylli Pinarit në GJKKO, ish drejtorit të ndërmarrjes MEICO, i dënuar me 15 vjet burg për masakrën e Gërdecit i cili u lirua vetëm pas 6 viteve në qeli.
Në dëshminë e tij, ai ia faturoi Forcave të Armatosura përgjegjësinë duke thënë se ka qenë një menaxhim skandaloz i situatës nga ana e ushtrisë.
Dëshmia e plotë e Ylli Pinarit me pyetjet që i drejtoi ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu:
MEICO ishte pika e parë e kontaktit për të blerë stokun e jashtëzakonshëm të monicionit që kishte ushtria. Në vitin 2002 falë një vendimi të qeverisë u listuan nëpër panaire mallra, municione që të shiteshin. Patrick Henry ka ardhur 10-12 në fillim të vitit 2006. Na ka prezantuar një projekt të tij për të bërë demontim induatrial duke ofruar teknologjinë që kishte. Demonstroi makineritë që dispononte. Ishte i interesuar për gëzhojat që kishin material tunxhi. Kërkonte të dhënat për këto municione në listën prej 102 tonësh që ka i kishte vënë në dispozicion për të shkatërruar apo demontuar ushtria.
Janë këmbyer rreth 10-12 emaile për mënyrën se si do bëhej ky proces. Patrick thoshte “ju po i digjni kot këto municione sepse mund ti shisni”. Ka vizituar repartet ushtarake duke propozuar të mos digjeshin por ti viheshin në dispozicion ato me tunxh që ai të mund ti demontonte.
Ka qenë vera e 2006, që MEICO i paraqiti propozimin ministrisë së Mbrojtjes. Në një dokument të 27 dhjetorit 2006, zyra e sekretarit të përgjithshëm të MM, i kërkon MEICO-s, një situatë mbi interesin e shitjes së këtyre municioneve.
Patrick përmendi edhe një kompani të krijuar nga vetë ai “Alba Demil” me dy ortakë, Patrick Henry dhe Mihal Delijorgji. Këtë të fundit e njoh prej 1993, se si janë vetë ata nuk e di, nuk refuzoj t’iu përgjigjem pyetjeve por nuk e mbaj pasi ka kaluar kohë e gjatë.
Kam vuajtur 4 vjet burg për këtë çështje. Kam rezervat e mia për atë proces gjyqësor. Patrick Henry i interesonte gëzhoja e tunxhit që në MM ishte raportuar 400 milion të tillë. Se si është përzgjedhur kompania amerikane SAC, nuk është bërë nga ne as nga MM por Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Shumë fishekë me gëzhojë tunxhi të raportuara, rezultuan se ishin të veshura dhe u refuzuan nga SAC.
Nga parashikimi fillestar prej 400 milion fishekësh rezultuan më pak. Ishte menaxhim skandaloz i ushtrisë.
Urdhëri që doli nga FA, kishte devijimi VKM-ja, na detyronte që transporti të paguhej nga MEICO, udhër absurd i FA.
Pavarësisht se transporti vijonte, në MEICO, nuk ka ardhur asnjë faturë. Unë mendova që kjo do e shkatërronte MEICO-n, dhe nuk kemi bërë reagim te MM, s’kemi pyetur fare se si është përcaktuar pika e demontimit në Gërdec.
Nuk e di nëse MM, ishte apo jo në dijeni të “Alba Demil”. Kur është bërë kontrata me SAC, i kam kërkuar specialistëve të mi licencën. Ky aktivitet demontimi as në Amerikë nuk licensohej dhe deri në 2009 ky lloj aktiviteti nuk parashikohej në legjislacionin shqiptar. Edhe në Poliçan, Gramsh dhe Mjekës, demontimi bëhej me urdhër të Shtabit. Ky i fundit bënte inspektimin por nuk kishte licencë. Në atë periudhë po punonim për hartimin e një ligji për licencimin e kompanive demontuese”.
Fatmir Mediu: A dini që kam qenë unë në Gërdec?
Ylli Pinari: Atë e dini ju, në dijeninë time jo. Patrick Henri ka bredhur në shumë reparte ushtarake. Mund të ketë qenë edhe në Gërdec.
Fatmir Mediu: Ku shkonte baruti i avaduar?
Ylli Pinari: Rreth 200-300 ton barut është kontraktuar një kompani në Belgjikë dhe është çuar një anije me këtë ngarkesë. Pritej edhe një anije e dytë për të eksportuar barutin tjetër të evaduar. Kam tentuar dy herë të futem në Gërdec, nuk më kanë lejuar të futem pasi duhek leje e posaçme. Ishin dy herë që më ra rruga nga Rinasi kur tentova.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur për mediat pas seancës në GJKKO për masakrën e Gërdecit, ku dëshmoi edhe Ylli Pinari. Në fjalën për mediat, Mediu tha se dëshmia e Pinarit tregoi se nuk e ka përcaktuar ministri vendin e Grëdecit, por ka ardhur e përcaktuar nga kompania.
Ai deklaroi se gjatë kohës së mbante postin e ministrit nuk ka pasur njohje as me kompaninë shqiptare "MEICO" dhe as atë amerikane "SAC".
Fjala e Mediut
Sot në këtë seancë doli që Gërdecin nuk e ka përcaktuar Ministri i Mbrojtjes, ka ardhur e përcaktuar nga kompania. Ministri i Mbrojtjes as ka pasur dijeni dhe as nuk ka qenë në Gërdec, përfaqësues të lartë ushtarak kanë qenë dhe kanë vlerësuar Gërdecin më shumë se sa njëherë. Përsa i përket urdhrit 20/44, duhet t’iu them që është i përgatitur nga strukturat e shtabit të përgjithshëm, sektori armatim municioni, drejtoria logjististike, strukturat e shtabit, përcjellë nëpërmjet shefit të shtabit, drejtorisë juridike tek ministri i Mbrojtjes.
Çështjet që ngriti Pinari, nuk janë çështje të gjykimit të Ministrit të Mbrojtjes në aspektin e kalibrave apo të sigurisë. Dua ta bëj të qartë vendimi i këshillit të ministrave i përcakton ministrit disa detyra, MEICO disa detyra, forcave të armatosura lëvizjen, sigurinë e procesit, trajtimin e produkteve të demontimit dhe po ashtu përcakton që ka nevojë për çmilitarizimin, jo vetëm për urdhrin e ministrit, por edhe për një udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, i cili ka munguar.
Në FA nuk mund të ketë urdhër ministri që ngarkon shtabin e Përgjithshëm me detyra dhe mos të ketë një urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, autoriteteve të larta të tij apo komandave në zbatim, se përndryshe s’do të flisnim për FA.
E gjithë kjo situatë qartësoi një gjë, që ministri i mbrojtjes ka zbatuar detyrimet ndërkombëtare, ligjore, interesat e sigurisë së vendit, të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka zbatuar vendimin e KM, me atë detyrë që i ka lënë vendimi i KM. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se kalimi i municioneve bëhet me urdhër ministri, ministri ndërton komision për çmimet, që është mik civil dhe ushtarak, dhe një komision të posaçëm të kategorizimit, që është tërësisht ushtarak me specialistët më të mirë.
Pas këtyre veprimeve vihet në lëvizje ministri. Urdhri 20/44, siç u çmua edhe sot ka ardhur si një procedurë e iniciuar dhe e përgatitur e gjitha nga Shtabi i Përgjithshëm. Vlerën juridike të bazueshmërisë të këtij urdhri nuk jam unë që e çmoj.
Pse kërkuat të dëshmonte Pinari?
Kërkova dhe dua ta vlerësoj përgjigjen për faktin se Pinari ka qenë një ndër dëshmitarët më të rëndësishëm, e kërkova në emër të së vërtetës dhe drejtësisë. Shpresoj që në këtë logjikë të veprojnë të gjithë ata që thirren, pavarësisht në cilësinë se si janë thirrur. Të paktën në raport me këtë çështje të gjithë kemi detyrimin të themi se çfarë është thënë e vërteta. Unë nuk kam folur, kam qenë i kursyer në raport me këtë çështje. Për vite me radhe është hedhur baltë, janë bërë shumë aludime, por sot qartësisht duket se kjo çështje nuk ka të bëjë me implikimin e ministrit. Ministri nuk ka pasur njohje as me kompaninë shqiptare, as me kompaninë amerikane, nuk ka pas asnjë kontakt me ta, nuk ka shkelur asnjëherë autoritetin e FA për t’i shmangur ato nga procesi.
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu i marrë i pandehur nga GJKKO për masakrën e Gërdecit para gazetarëve tha se duhet të deklasifikohen raportet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e Gërdecit, një javë pas tragjedisë. Mediu tha për mediat se i ka kërkuar Presidencës një shkresë për raportit në fjalë, ndërsa kjo gjë sipas tij duhet të ishte marrë nga prokuroria si provë.
‘Ka pasur një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka pasur qëndrime të drejtuesve të SHISH të cilët nuk kanë përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes për të krijuar një situatë para se të ndodhte anëtarësimi në NATO.
Kam deklaruar se kam qenë në Bruksel me drejtorin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe na është dhënë një paralajmërim se duhet të kemi kujdes para marrjes së ftesës për anëtarësimin në NATO.
Zhvillimet në rajon ka treguar se ka pasur interferenca dhe qëllime për të penguar anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në NATO.
Po ashtu të dhënat janë edhe specifiksht me emër në mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të cilat unë nuk po i deklasifikoj sot megjithëse duhet të ishin deklasifikuar me kohë dhe kam menduar se shteti duhet të bëjë një analizë vetë. Di që është kërkuar nga të gjithë ata që janë dënuar që të bëhet një eksperiment në raport me atë shkak se pse ndodhi tragjedia.
Djali i të ndjerit deliu ka deklaruar se ka qenë nga ora 10-12 që nuk ka salduar asnjë karrocë brenda atyre dy orëve. Është në interes të Shqipërisë të bëjë një vlerësim të plotë të situatës, jo të Fatmir Mediut.
Duhet klasifikuar Raporti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raporti i shërbimeve që kanë mbajtur, dokumentet që kanë vajtur nga ministritë. Informacione të gjitha këto, nuk besoj se ka ndonjë gjë sekrete më rreth këtyre çështjeve e këtyre qëndrimeve.
Unë i kam kërkuar presidentit të Republikës me shkrim që të më japë informacionin e Mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, dhe e kam këtë informacion, ja kam kërkuar si dokument zyrtar që ta bëj pjesë të dosjes. Këtë informacion duhet ta kishte marrë pjesë kohësh prokuroria, jo për Fatmir Mediun, por për interesat e sigurisë së këtij vendi.’- tha Mediu.
Procesverbali mban datën 21 mars 2008 dhe ka për objekt “Analizën e ngjarjes së Gërdecit, masat e marra dhe parandalimi i krizave të tilla në të ardhmen”. Ky procesverbal gjendet lehtësisht në arkivën e Presidencës.
Çfarë u deklarua në mbledhje?
Në atë mbledhje, presidenti Topi kërkoi zbardhjen e fajtorëve dhe përgjegjësve me emër dhe mbiemër, si dhe një hetim serioz, rigoroz dhe transparent për atë ngjarje të paprecendetë. I bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë hetime të pavarura nga politika dhe kërkoi që autoritetet përkatëse të marrin përgjegjësitë e veta politike dhe ligjore. Dëshmitë e të gjithë pjesëmarrësve do të ishin mjaft të vlefshme për gjykatën dhe hetimet në fazën e procesit gjyqësor ku ndodhen momentalisht. Vite më vonë Bamir Topi pati treguar më vonë se në atë mbledhje ka pasur debat të fortë ku dukej qartë një mungesë e zbatimit të ligjit nga një pjesë e mirë e institucioneve që lidhen me informacionin dhe sigurisë. Madje, dyshohet prej kohësh që debati në atë mbledhje që shkaktoi edhe përplasje midis Fatmir Mediut dhe Shefit të Shtabit Luan Hoxha, ishte një nga shkaqet e krisjes midis Sali Berishës dhe Bamir Topit.
Kush mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë?
Në këtë mbledhje të drejtuar nga Presidenti Topi, kanë marrë pjesë anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë: Kryetarja e Kuvendit, zj. Jozefina Topalli, Kryeministri, z. Sali Berisha, ish-Ministri i Mbrojtjes, z. Fatmir Mediu, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Lulzim Basha, Ministri i Brendshëm, z. Bujar Nishani, Ministri i Financave, z. Ridvan Bode, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, z. Sokol Olldashi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, z. Bahri Shaqiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Ahmet Prençi.
Ylli Pinari, ish-drejtor i kompanisë shtetërore të shitjes së municioneve MEICO, pas dëshmisë në GJKKO ka bërë përgjegjës Forcat e Armatosura për masakrën e Gërdecit në vitin 2008.
‘Shkelje flagrante e vendimit 138 dhe shumë akteve të tjera që normonin veprimtarinë e demontimit të materialeve ushtarake Mos përgjegjësi e Forcave të Armatosura. Forcat e Armatosur nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që i ngarkonte legjislacioni, vendimet e qeverisë. Për mua tërësisht Forcave të Armatosura dhe operatorit që duhet të zbatonte rregullat që ne ia kishim ngarkuar në kontratë.’- tha Ylli Pinari.
Ylli Pinari u pyet nga gazetarët në lidhje me Gjeneral Luan Hoxhën, ish-ministrin Fatmir Mediu si dhe për familjen Durda, e cila ka humbur djalin 7 vjeç nga masakra e Gërdecit. Pinari s’pranoi që të bëjë një koment për Hoxhën dhe Mediun, ndërsa për familjen Durda u shpreh se ka kërkuar ndjesë nëse ka ndikuar në fatkeqësinë e tyre.
Deklarata
Gazetarët: Cili është këndvështrimi juaj për Luan Hoxhën?
Pinari: Nuk bëj koment, është edhe ai pandehur!
Gazetarët: Po për Fatmir Mediun?
Pinari: Edhe për Fatmirin nuk bëj koment!
Gazetari: Po për familjen Durda keni një mesazh?
Pinari: E kam shprehur është një fatkeqësi shumë e madhe e pakompesueshme dhe e pa zëvendësueshme për pjesën që unë mendoj se kam përgjegjësi kërkoj ndjesë nëse unë kam ndikuar në këtë fatkeqësi të tyre.
Gazetarët: Pse ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Pinari: Përgjegjësi totale e Forcave të Armatosura! Shkelje flagrante e vendimit 138 dhe shumë akteve të tjera që normonin veprimtarinë e demontimit6 të materialeve ushtarake Mos përgjegjësi e Forcave të Armatosur. Forcat e Armatosur nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që i ngarkonte legjislacioni, vendimet e qeverisë. Për mua tërësisht forcave të armatosura dhe operatorit që duhet të zbatonte rregullat që ne ia kishim ngarkuar në kontratë.
Gazetarët: Ju deklaruat se nuk jeni lejuar të shkoni në Gërdec të futeni? A kishin informacion si po bëhej demontimi i municioneve
Pinari: MEICO kishte detyrën të merrte në dorëzim dhe të dorëzonte municionin, pasi vetes statusi i MEICO është ndërmarrje komsionere, përfaqëson interesat e pronarit të mallit i cili ishte i FA dorëzonte mallin dhe të gjitha arkëtimet e lekëve kalonin në buxhetin e shtetit.
Gazetarët: Përmes një urdhëri Shtabi i Përgjithshëm iu kishte ngarkuar të bënit transportin?
Pinari: Je gabim MEICO kishte vetëm një veturë!
Ylli Pinari, ish drejtori i MEICO, kompanisë së shitjes së municioneve për Gërdecin, ka dëshmuar sot në GJKKO në procesin ndaj Fatmir Mediut.
Pinari dëshmoi se Patrik Henri kishte krijuar ne Shqipëri kompaninë Albademil ku bashkëaksioner ishte Mihal Delijorgji. Në dëshminë e tij, Pinari ka thënë se MEICO nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit te Gërdecit si vend demontimit.
“Fillimisht kemi pasur komunikime me email. Pas shkëmbimit të informacionit Patrik Henri propozoi krijimin e një linje demontimi”, ka thënë Pinari.
Patrik Henri, pronar i SAC, ishte partner me Delijorgjin, i cili ishte pronar i Alba Demil. SAC merrej me demontimin, ndërsa Alba Demil me ngritjen e infrastrukturës dhe rekrutimin e punonjësve, që në fakt ishin gra, fëmijë, por edhe baxhanaku i Sali Berishës, Mehmet Hoxha. Patrik Henri ishte bashkëpronar me 25% të aksioneve në kompaninë Alba Demil me Delijorgjin. Nga ana tjetër, Patrik Henri përfaqësohej nga shoku i Shkëlzenit, Rrahman Selmanllari, ndërsa vetë Shkëlzeni lëvizte fijet lart, duke pasur babin, Sali Berishën, kryeministër. Kur shpërtheu Gërdeci, Patrik Henri dhe Dlijorgji nisën të akuzonin njëri-tjetrin si përgjegjës dhe madje të implikonin edhe emra të tjerë.
Nje pyetje per Pinarin:Forcat e armatosura, te cilat po i akuzon si shkelese ligjesh e detyrash, kishin nje pervoje shume te gjate ne demontim e mirembajtjen e armatimit.Si shpjegohet qe ne 45 vjet nuk kishte ndodhur kurre nje katastrofe e tille?!
PërgjigjuNese ish Gjeneral Luan Hoxha nuk flet dhe te kallezoje Shkelzenin, atehere amerikanet qe bejne si te thekur per anti korupsionin ta ekstradojne qe te kryeje denimin. Apo nuk ju intereson se ka mbuluar edhe dallaveret e tyre.
PërgjigjuNje pyetje nga salla!!! Ku i mori fatmiri leket pa punu asnje dite asgjekundi Dhe hapi 10 biznese te ndryshme me emrat e familjareve?! Dhe dicka tjeter... turp per kte popull kush vesh kostum kollare! Kostum kollare ne bote veshin vetem zoterite me prona te trasheguara Dhe njerezit inteligjent me integritet dhe ndergjegje ne institucione, Kurse tek ne veshin kostum e kollare kriminele e hajdute e te korruptuar Qe kurre ne jeten e tyre skane punuar nje dite te kene hedh nje firme Apo te ken trasheguar ndonje pasuri... Por duke trafikuar dhe duke u korruptuar mundohen te fshihen pas kostumit qe ju mban ere te keqe 1 km larg plerave.
PërgjigjuSkandali Gërdecit vazhdon sa të jet Sb mbi dhe'. Kërkesa e mbi 100 dëshmitarëve nga Fate Mediu me diktim të Saliut është për fituar kohë deri 2025 që FM të bëhet përsëri DEPUTET,Si dhe Sb të shpëtoi nga burgu me PROÇEDURA..nga DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ.Gëtdeci u krijua me VKM dhe Sb duhej thirrur i pari..! Nëse drejtësia do e kishte seriozisht F.Mediut duhej ti hiqej IMUNITETI si DEPUTET. -Dëshmitari KYÇ për Gërdecin është LUAN HOXHA-Ish Shefi Shtabit Përgjithshëm që iku nga frika në Amerikë nën mbrojtjen Amerikane.
Përgjigju