Giusy Di Tella me të dashurin Nicola Iorio dhe i vëllai, Salvatore

Përplasja e Jet-Ski në Velipojë, reagon e dashura e italianit: Vëllai im i pafajshëm, por Shqipëria do fajtor me çdo kusht! S’kishim pirë as alkool dhe as drogë

20 Gusht, 20:07| Përditesimi: 20 Gusht, 21:18

  • Share

Itali- Tragjedia e 18 Gushtit (të dielën) në plazhin e Velipojës ka lënë pas jo vetëm dhimbje dhe lotë, por edhe polemika deri në interpretime dhe përplasje mes palëve.

Nicola Iorio vdiq në një aksident me Jet Ski, i goditur nga vëllai i të dashurës së tij Giusy Di Tella.

Kjo e fundit, e prekur dyfish nga ky fatalitet, pasi humbi njeriun e zemrës dhe tashmë i vëllai po përballet me paraburgimin dhe akuzën e aksidentit tragjik, ka reaguar për mediat italiane.

 “Vëllai im është i pafajshëm, Shqipëria do fajtor me çdo kusht”, shprehet ajo ndër të tjera, sipas raportimit të medias italiane “Leggo”.

20-vjeçarja, njëkohësisht motra e Salvatore Di Tella dhe e dashura e Nicola Iorio, 19 vjeç, i cili vdiq në Shqipëri nga një përplasja në zonën bregdetare pranë Shkodrës, shton se e ka pushtuar dhimbja për atë që ndodhi, duke mohuar edhe dyshime se të rinjtë mund të ishin nën efektin e lëndëve narkotike.

“Autoritetet shqiptare kanë lëshuar trupin e të dashurit tim, po përgatitemi të kthehemi në Itali, por dua të theksoj fort se ishte thjesht një aksident tragjik, një përplasje e papritur. Ne nuk kishim pirë alkool dhe as drogë: unë, i dashuri dhe vëllai im ishim shumë të lidhur bashkë, ishim gjithmonë si vëllezër”, shprehet ajo e indinjuar nga raportimet e ndryshme, që i kanë vendosur në shënjestër të rinjtë, si faktor nxitës të aksidentit.

Ajo shpjegon se në Shqipëri kishin ardhur për disa ditë pushimi dhe se shkonin shumë mirë mes tyre. Ajo që ndodhi për Giusy-n ishte thjesht një tragjedi fatkeqe, teksa i vëllai ndodhet në qeli për “vrasje nga pakujdesia” dhe po i nënshtrohet hetimeve të Prokurorisë së Shkodrës.

Giusy rrëfen edhe dinamikën fatkeqe, teksa shpjegon se ajo ishte së bashku me Nicola-n në Jet Ski dhe mbron vëllanë e saj Salvatore, duke thënë se nuk kishte asnjë faj, duke akuzuar policinë se kanë dhënë një version plotësisht të gabuar.

“Dy mjetet ishin larg njëra-tjetrës dhe ne nuk ishim aq larg bregut, ndryshe siç raportohet. Unë po xhiroja një video me celularin tim, kur Nicola më tha ta fikja. Në atë moment, pati një përplasje në anën e djathtë të jet ski-së tonë. Vëllai im u hodh menjëherë në det për ta shpëtuar Nicolan dhe e nxori trupin e tij në breg, që më pas u transportua drejt spitalit, aty ku nuk arriti të mbijetonte. Por dua të ritheksoj se ishte thjesht një aksident tragjik. Madje edhe familja e të dashurit tim thotë pikërisht këtë. Por këtu, në Shqipëri, ata domosdoshmërisht duan të gjejnë një fajtor: kjo është arsyeja pse ne kërkojmë ndihmë nga autoritetet italiane”, deklaron 20-vjeçarja.

Të rinjtë ndodheshin në Shqipëri pasi ishin ftuar në një dasmë dhe kishin vendosur të kalonin disa ditë pushimi në plazhin e Velipojës.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nerv sportisti: 21/08/2024 09:21

    Në atë moment të tha fike celularin??? Ahh italjankë ke gjet fiks vendin ku të besojnë!!! Çudi e madhe!!! Kot ëëë se mua nuk më duhet gjë

    Përgjigju
  • Mirditor: 21/08/2024 08:23

    Pepino, nuk mund të bësh dinakun në Shqiperi!

    Përgjigju
  • Burg: 20/08/2024 23:43

    Ne nje shtet normal ne kokerr te burgut bie

    Përgjigju
    • Bim: 21/08/2024 14:16

      Jetoj ne Italia qe 27 vjet e po te siguroj qe nqs ka qene aksident ky persone nuk ben asnje dite burg ketu. Per informacion jo se eshte e drejte keshtu

    • Ça?: 21/08/2024 11:53

      Në një shtet normal nuk futet në burg turisti për aksident. Në një shtet KÇK të fusin në burg dhe presin sa do japësh

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?