Tragjedia me 3 viktima në Klos, prokuroria çon për ekspertim telefonët e 2 adoleshentëve! Dyshohet se kanë fshirë mesazhet e shantazhit ndaj vajzës

14 Tetor 2022, 10:49| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 13:36

  • Share

Dy 17-vjeçarët, Kenado Shira dhe Renato Hasula, dyshohet se kanë fshirë nga telefonët e tyre mesazhet që provojnë shantazhin ndaj bashkëmoshatares së tyre, që çoi në ngjarjen tragjike të së mërkurës ku humbën jetën 3 persona dhe mbeten 2 të plagosur në Klos.

Report Tv mëson se Prokuroria e Burrelit ka kërkuar ekspertimin e telefonëve celularë për të rikuperuar mesazhet e shantazhit ndaj 16 vjeçares janë fshirë, babai i së cilës Fiqiri Mjeshtri vrau babë e bir, Liri dhe Kenado Shira, plagosi Eglantin dhe Renato Hasula dhe më pas vrau veten. Telefonat e dy të rinjve tashmë do t’i nënshtrohet ekspertimit në laboratorin e policisë shkencore. Gjithashtu është vendosur që nuk do të kërkohen masa sigurie për personat e përfshirë në ngjarje. Kjo pasi autori është vetvrarë, ndërsa as për vëllezërit Mjeshtri dhe babë e bir Hasula nuk do të ketë masë sigurie.

Ngacmimet dhe shantazhet e vazhdueshme, në Instagram që dy të rinjtë Kenado Shira, 17 vjeç, dhe Renato Hasula, po 17 vjeç, (djem tezesh) kanë bërë kundrejt vajzës së Fiqiri Mjeshtrit, kanë shkaktuar një tragjedi mesditën e 12 tetorit në Klos, me tre viktima dhe dy të plagosur.

39-vjeçari qëlloi disa herë me pistoletë në rrugën kryesore të qytetit, duke lënë të vdekur në vend 17-vjeçarin Kenado Shira, ndërsa babai i tij, Liri Shira ndërroi jetë rrugës për në spital. Autori, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij në fshatin Dars. Në këtë masakër mbetën të plagosur dhe babë e bir, Eglantin dhe Renato Hasula.

Në dëshminë e saj para hetuesve, vajza e autorit është shprehur se ajo shantazhohej nga dy kushërinjtë në Instagram dhe se kishte disa ditë që nuk shkonte në shkollë. Kjo gjendje e së bijës është vënë re nga autori, Fiqiri Mjeshtri, i cili e ka pyetur dhe ajo i ka treguar arsyen. Pas kësaj, 39-vjeçari bashkë me dy vëllezërit e tij, ka kërkuar që të sqarohet me dy të miturit.

Viktimat (babë e bir)
Liri Shira, 44 vjeç
Kenado Shira, 17 vjeç
Fiqiri Mjeshtri, autori i vetëvrarë

Të plagosur (Babë e bir)
Eglant Hasula, 39 vjeç
Renato Hasula, 17 vjeç

Të arrestuar dhe më pas të lënë të lirë 
Fatmir Mjeshtri, 44 vjeç
Besnik Mjeshtri.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/10/2022 00:19

    A mund te na sqaroje policia se cfare i kerkonin me santazh,para,apo marredhenie seksuale?

    Përgjigju
  • fisheku: 14/10/2022 16:26

    Edukoni femijet e sotem qe do te jene prinderit e se ardhmes, pasi prinderit e sotem nuk edukohen me. Mungon rrespekti i (disa) meshkujve per femren dhe gjithashtu rrespekti i (disa) femrave per kulturen dhe edukaten e prinderve. O meshkuj (disa) drunje, kur nje femer te beson intimitetin edhe nese nuk do te lidhesh jeten me te, mos e poshtero ate dhe familjen e saj. Dhe ju o femra (disa) mos lejoni qe keta te tallen me ju dhe te poshteroni prinderit me deshirat tuaja personale. Ne nuk mund dhe nuk duhet te behemi si disa vende qe moralin dhe njeriun e shohin vetem tek kapitali.

    Përgjigju
    • Illo: 14/10/2022 17:38

      Sakte!

  • Alb: 14/10/2022 11:11

    Edhe demokraci edhe siguri ska

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?