Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, në një konferencë tpër mediat u shpreh mirënjohëse për mbështetjen e pakursyer të shprehur nga dhjetëra vende të botës, pas tragjedisë me 59 viktima në një diskotekë të Koçanit.
Ajo, përveç të tjerash, tha se duhet të ketë përgjegjësi për këtë tragjedi, derisa theksoi se asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e një të riu.
“E di dhe ndjej se nuk jemi vetëm. Lajmëruan të gjithë, jo vetëm fqinjët, por edhe vendet më të largëta. Të lënduarit më rëndë janë në Sofje, në Stamboll, në Greqi, në Serbi për të marrë kujdes të lartë mjekësor. Për këtë ndihmë do të jemi përjetësisht mirënjohës”, tha Siljanovska-Davkova dhe theksoi se askush nuk duhet t’i ikë përgjegjësi dhe nuk duhet t’i shmanget ligjit dhe drejtësisë.
“Të bashkojmë forcat, të mos sakrifikojmë më kurrë për përfitimin e individëve, asgjë nuk është më e vlefshme se jeta e një të riu”, tha presidentja.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Maqedoni/ 59 viktima e 155 të plagosur pas flakëve në një klub, shkak dyshohen fishekzjarret! Dhjetëra arrestime, mes tyre ish-zyrtarë të lartë! 7 ditë zi (VIDEO)
K.M/ReportTv.al