Kosova & Rajoni

Tragjedia me 59 viktima në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ja kush janë ish-zyrtarët shtetëror në mesin e 15 të arrestuarve të lidhur me rastin

16 Mars, 17:31| Përditesimi: 16 Mars, 18:02

  • Share

1742142951_Toshkovski61780x470.jpg

Pançe Toshkovski

Mbi 20 persona janë të dyshuar, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan, ku si pasojë humbën jetën 59 persona dhe 155 të tjerë u lënduan.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski informoi se në mesin e të arrestuarve ka organizatorë të ngjarjes në klubin e natës, por edhe përfaqësues institucionesh si ish sekretarin e Ministrisë së Ekonomisë dhe ish drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

“Ka të dyshuar, më shumë se 20 persona. Rreth 15 persona janë në stacion policor. Një pjesë e të dyshuarve për shkaktim të kësaj ngjarje penale kanë ndërruar jetë, sipas dyshimeve që i kemi deri më tani nga aspekti i të dyshuarit. Një pjesë janë në spital. 4 persona momentalisht kemi siguruar në spital, dy pjesëtarë të grupit muzikor, djali i pronarit të diskotekës dhe drejtues i personit juridik i cili e ka menaxhuar diskotekën. Një pjesë e personave të arrestuar të cilët momentalisht janë në stacion policorë, janë njerëz që kanë faj direkt në lidhje me këtë ngjarje penale sipas provave që i kemi mbledhur deri më tani. Gjegjësisht, është arrestuar një person i cili është organizator i ngjarjes”,- tha Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

“Gjithashtu, të arrestuar janë edhe ish sekretari i Ministrisë së Ekonomisë, ish udhëheqës, mendoj se edhe aktual i një sektori në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë. Kemi arrestuar ish drejtor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe tre të punësuar në kuadër të Drejtorisë”,- shtoi Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Sipas tij në organizimin e mbrëmshëm kanë marrë pjesë gjithsej 500 persona, ndërsa prej gjithsej 59 viktimave deri më tani janë identifikuar vetë, 3 të mitur.

“Deri më tani janë konstatuar mbi 20 persona të mitur që janë lënduar dhe 3 persona të mitur kanë ndërruar jetë . Në diskotekë ka pasur diku, sipas informatave të para që i kemi, rreth 500 persona. Diku rreth 250 bileta janë shitur sipas informatave që i kemi fituar. Emrat e të ndjerëve, pas mbarimit të identifikimit do të dorëzohen te familjet. Shumica e viktimave janë identifikuar. Të gjithë trupat që kanë qenë në kuadër të ngjarjes janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes. Në gjendje kritike kemi 22 persona dhe një pjesë e këtyre personave do të transferohen në Turqi, një pjesë në Bullgari, një pjesë në Greqi dhe të njëjtëve do t’u jepet trajtim përkatës për mjekimin e tyre”,- tha Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme. 


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Maqedoni/ 59 viktima e 155 të plagosur pas flakëve në një klub, shkak dyshohen fishekzjarret! Dhjetëra arrestime, mes tyre ish-zyrtarë të lartë! 7 ditë zi (VIDEO)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?