Kosova & Rajoni

Tragjedia me 59 viktima në Maqedoni, Bullgaria shpall 18 marsin ditë zie: Këtu nuk ka politikë, vetëm dhembshuri dhe ndjeshmëri

17 Mars, 13:06| Përditesimi: 17 Mars, 13:09

  • Share

Foto: Flamuri i Maqedonisë së Veriut dhe i Bullgarisë

Bullgaria ka shpallur 18 marsin ditë zie për tragjedinë në Koçan.

“Qeveria do të vendosë që nesër të jetë ditë zie si shprehje solidariteti me fqinjin tonë të ngushtë në Ballkan”. Këtu nuk ka politikë, vetëm dhembshuri dhe ndjeshmëri”, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, teksa shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.

Më tej Zheljazkov ka nënvizuar se Bullgaria është në gaditshmëri për të trajtuar të lënduarit.

“Në spitalet tona në Sofje, Plovdiv dhe Varna aktualisht ndodhen 14 shtetas të RMV-së. Shpresoj që organizata që kemi krijuar do të vlerësohet, por nuk është koha të përpiqemi të theksojmë rolin tonë, sepse në momente të tilla është e rëndësishme të tregojmë solidaritet në kohë, jemi të gatshëm të pranojmë më shumë njerëz, por kjo do të varet nga kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut, ne jemi në kontakt ekzistues”, tha Zheljazkov, duke shtuar se janë krijuar kushte edhe për familjarët e viktimave në Bullgari.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë ka informuar se 14 të plagosurit që po trajtohen janë në gjendje të rëndë. Pacientët variojnë nga mosha 15 deri 31 vjeç.


Lajmi kryesor:

Tragjedia me 59 viktima/ Maqedonia e Veriut në zi, qytetarët në protestë! Arrestohet ish ministri shqiptar i Ekonomisë dha licencën e falsifikuar! Jep dorëheqjen kryetari i Koçanit


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?