Tragjedia në Bullgari, gazetarja për Report Tv: Për disa euro më shumë shtojnë sedilje, në këtë rast shtuan viktimat! A janë kontrolluar kushtet teknike të autobusit?!

23 Nëntor, 12:35| Përditesimi: 23 Nëntor, 13:29

Detaje të reja për aksidentin tragjik në Bullgari dhe pikëpyetje të shumta ka ngritur gazetarja Migena Gorenca për Report Tv, lidhur me sigurinë që ka ofruar shoqëria e transportit “Besa Trans” me të cilën 45 viktima dhe 7 të plagosurit po udhëtonin.

Ajo tha se njerëzit të revoltuar që prej orëve të para të mëngjesit kanë shkuar në “Besa Trans” për të parë nëse njerëzit e tyre të dashur janë në mesin e viktimave, por ajo çka gjetën është një derë e mbyllur.

“Përpara shoqërisë së Transportit “Besa Trans” ka shumë njerëz që kërkojnë të dinë nëse kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, Pronarët e shoqërisë, nuk i hapin dyert, Është e tmerrshme mos të kesh dike, që të të japi një perigje se çfarë ik ka ndodhur njerëzve te tyre. Familjarët duan të dinë se kush ka jetuar dhe kush jo. Shoqëria ka përgjegjësi të informojë. Njerëzit janë të revoltuar, ende nuk e dinë se çfarë ka ndodhur dhe sa njerëz kanë humbu nga kjo tragjedi. Besa trans duhet të kishte dhënë disa përgjigje.”, tha ajo.

Gazetarja ka folur lidhur me sigurinë e autobusit me të cilën po udhëtonin 52 personat e përfshirë në aksident, dukë thënë se për pak euro më shumë ata rrezikojnë jetën e njerëzve.

“Ka 52 veta në një autobus, më përpara nëse e mbani mend ne mund t’i shtrinim këmbët në udhëtime të gjata, sot e ke sedijen e udhëtarit tjetër ngjitur. Për të përfituar disa euro më shumë kompanitë kanë shtuar karrige, në këtë rast për të shtuar viktimat. Sigurisht askush nuk do që të ndodhi një ngjarje e tillë, por duhet të merren parasysh të gjitha. Nga ana tjetër nëse vërtet kanë pasur një shishe me benzinë me vete, siç mendohet i kanë hedhur tamam “benzenë zjarrit”. A kanë të drejtë ta bëjnë këtë?! Kushtet teknike me të cilat këto autobusë duhet të ushtojnë a janë siç duhet? Kushtet psikologjike të shoferëve? A kanë ata mjaftueshëm kohë për t’i shllodhur që të udhëtojnë para udhëtimeve të gjata? Këto janë pyetje që duhen marrë përgjigjet. Kompanitë e tilla si Besa trans që organizojnë ture në çmime kaq të lira.. duhet të hetohen.”, u shpreh ajo.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?