Dita e dielë, 5 marsi shpallet ditë zie për viktimat e aksidentit tragjik me 57 të vdekur në Greqi. Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Facebook” ka nënvizuar se tragjedia e Greqisë, ku dy trenë u përplasën mes tyre, duke shkaktuar 57 të vdekur, mes të cilëve edhe shqiptarë, është dhe tragjedi e vendit tonë.
‘Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin. Ditën e dielë Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize.’- shkruan Rama.
Përplasja tragjike e dy trenave kokë më kokë, trenit të mallrave dhe trenit të pasagjerëve në afërsi të Larisës, që u mori jetën deri tani të paktën 57 personave, prej të cilëve disa të karbonizuar dhe të copëtuar, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur, ndodhi në orët e mbrëmjes së 28 shkurtit.
Ekipet e shpëtimit kanë vijuar gjatë gjithë kërkimet për të gjetur të mbijetuar të tjerë mes hekurishteve që mbeten nga përplasja e fortë e trenave që u përfshinë në flakë. Mes të plagosurve janë edhe 6 shtetas shqiptarë, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën. Ndonëse nuk konfirmohet zyrtarisht dyshohet se mes viktimave ka edhe 4 shtetas shqiptarë, por pritet që të bëhen verifikimet e trupave dhe analizat e ADN, një pjesë të cilëve janë djegur plotësisht nga përplasja e fortë. Shumica e viktimave që nuk janë indentifikuar janë të moshës 20-30 vjeç.
Vendimi i qeverisë
Edvin shkjau shqipfolës ështé tradhtar, a guxon të flet për qamët ndonjë herë…kriminel ordiner
PërgjigjuIdiot
E ORE Ç'NA GJETI...KRYEMINISTER I SHQIPERISE,NA E MARTE TE KEQEN-SIÇ I KRUHET PRAPANICA PER TE HUAJT PA MOS E ÇARE FARE PER HALLET QE NA I MBJELL.....
PërgjigjuKjo i bjene me ken grekete shqiptare.
Përgjigju