Tragjedia në Himarë ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit Rama i cili është shprehur se edhe në këtë moment po abuzohet nga politika dhe mediat ndërsa shpreh ngushëllimet për familjen e së miturës.
'Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s'ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t'u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!
Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!'- shkroi Rama
Lajmi kryesor:
Gomonia vrau fëmijën në plazhin e Himarës, REAGIMET e politikës! Rama: S'ka fjalë, fajtori të marrë ndëshkimin e duhur! Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike
G.MO/ReportTv.al