Viktimat Shane Hyseni dhe Mattias Lame
Mediat italiane kanë publikuar foton e dy prej viktimave të aksidentit tragjik në Itali, 22-vjeçares Shane Hyseni dhe djalit të saj vetëm 2 -vjeç, Mattias Lame. Në makinë ishte dhe motra dhe vëllai i saj i mitur, të cilët po ashtu humbën jetën. Ndërsa bashkëshorti i saj, Orjol Lame i cili drejtonte makinën ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Zemërthyer dhe të dëshpëruar, familjarët mbërritën në vendngjarje, mjaft rëndë e përjetoi këtë ngjarje nëna e 22-vjeçares Shane Hyseni, e cila humbi fëmijët e saj dhe nipin e vogël 2-vjeçar. Mjekët e morën me barelë për shkak të gjendjes psikologjike në të cilën ndodhej.
Një dëshmitar i cili ka qenë i pranishëm kur ndodhi aksidenti automobilist tregoi se ka parë “ferrin me sy”. Makina me të cilën të pestë po udhëtonin në drejtim të Parmës, një “Fiat Stilo” raportohet se u përplas me një shtëpi të pabanuar, ku për pasojë u copëtua.
“E pashë makinën të shkojë tërësisht përtej rrugës”, i tha dëshmitari policisë.
Autoritetet e Reggio-s, të koordinuara nga prokurori i Reggio-s Calogero Paci, janë aktualisht në kontakt me amabasadën shqiptare në Itali. Katër viktimat ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 32-vjeçari u dërgua në spital. Hetuesit po përpiqen gjithashtu të kuptojnë se nga ku ishte nisur familja shqiptare dhe ku kanë jetuar me saktësi pasi nuk është gjetur asnjë dokument në vend.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Itali/ Shuhet familja shqiptare në aksident, vdesin nëna me foshnjën 2-vjeç, motra dhe vëllai i saj të mitur! Plagoset bashkëshorti, drejtues i mjetit (VIDEO)
S.C/ReportTv.al