Tragjedia në Klos, PD: Shteti dy herë fajtor, policia ka qenë në dijeni të konfliktit dhe nuk ka marrë masa për parandalimin

12 Tetor 2022, 17:30| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 17:49

  • Share

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Klos, ku 3 persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, në një deklaratë për mediat tha se Besnik Mjeshtri, njëri prej bashkëpunëtoreve të vrasjes së Kenad dhe Ilir Shirës është punonjës i Policisë Bashkiake të Klosit dhe se policia ka qenë në dijeni të konfliktit dhe nuk e ka parandaluar.

 “Autori i masakrës rezulton një patronsazhist i me uniforme…. Besnik Mjeshtri, punonjës i Policisë Bashkiake të Klosit. Policia ka qenë në dijeni të konfliktit dhe siç duket qartë nuk ka marrë masë për parandalimin. Kjo është një ditë e zezë për familjen që ka humbur njerëzit e dashur dhe një goditje e rende për mbare komunitetin e Klosit dhe gjithë shoqërinë.

Është një goditje për çdo shqiptar kur e merr vesh se arma që shteti i jep punonjësit për  mbrojtjen e qytetarëve del nga brezi për t’i vrarë ata. Është një goditje kur familjet me lidhjet me partinë-shtet, siç është rasti i Klosit bëjnë akte kamikazë në mes të vendit, duke e ditur veten të paprekshëm.

Partia Demokratike denoncon masakrën shtetërore dhe bën me dije se rendi dhe siguria e qytetarëve  do te ekzistojë ne këtë vend kur policia e shtetit të pushojë së qeni trupë politike e orientuar nga pushteti. Fakti që autori i vrasjes është polic bashkiak e bën shtetin dy herë fajtor.
Vetëgjyqësia është bere mode ne shtetin e Edi Ramës  sepse policia  nuk kryen detyrën, nuk e njeh komunitetin dhe problematikat e tij  ,nuk kontrollon territorin, nuk veprojnë si profesionistë, dhe i braktisin qytetarët në duart e vetëgjyqësisë.”,  tha Noka.


Lajmi kryesor:

Masakër në Klos! I shantazhuan vajzën në Instagram, babai vret 17-vjeçarin dhe të atin e tij! Plagos 2 të afërmit e të miturit e më pas vret veten


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?