Pamjet nga shoqërimi i ish-ministrit

Kosova & Rajoni

Tragjedia në Koçan/ Vendoset në pranga ish-Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, dërgohet në paraburgim

17 Mars, 18:43| Përditesimi: 17 Mars, 18:45

  • Share

1742233479_bekteshi.jpeg

Tragjedia e rëndë në diskotekën “PULS” në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj dhe mbi 150 të tjerë mbetën të plagosur, po shpalos dimensione të reja teksa hetimet për ngjarjen vijojnë me intensitet.

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është ndaluar dhe është vendosur në paraburgim me pranga, pasi dyshohet se Ministria që ai drejtonte ka lëshuar një licencë të falsifikuar për funksionimin e lokalit ku ndodhi tragjedia.

Prokurori i çështjes, Kocevski, ka paraqitur kërkesën për ndalimin e Bekteshit, ndërkohë që reagimet politike nuk kanë munguar. BDI dhe LSDM theksojnë se rasti nuk duhet të shfrytëzohet për qëllime politike, por të kryhet një hetim i plotë ndaj të gjitha institucioneve që mund të jenë të përfshira.

Ndërkohë, qytetarët kanë reaguar me protesta në Koçan, duke kërkuar drejtësi për viktimat. Një tjetër protestë është paralajmëruar për nesër në orën 18:00 në qendër të Shkupit.


Lajmi kryesor:

Tragjedia me 59 viktima/ Maqedonia e Veriut në zi, qytetarët në protestë! Arrestohet ish ministri shqiptar i Ekonomisë dha licencën e falsifikuar! Jep dorëheqjen kryetari i Koçanit


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?