Kosova & Rajoni

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, Papa Fraçesku shpreh ngushëllimet për familjarët e vikrimave dhe të plagosurit

16 Mars, 16:50| Përditesimi: 16 Mars, 16:55

  • Share

1742140314_cq5dam.thumbnail.cropped.750.4221.jpg

Klubi i natës në Koçan, Maqedonia e Veriut, ku shpërtheu zjarri

Papa Françesku shpreh “ngushëllimet e tij të thella” dhe siguron “afërsinë e tij shpirtërore me të lënduarit” në zjarrin dramatik që shpërtheu mbrëmë në një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, me pasojë, 59 viktima dhe 155 të plagosur.

Kështu shkruhet në një telegram, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar ipeshkvit të Shkupit, imzot Kiro Stojanov.

Në tekst, Papa Françesku siguron "kujtimin e tij në lutje për njerëzit që humbën jetën" dhe "ngushëllimin qiellor për ata që po vuajnë pasojat" e një prove kaq të hidhur.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Maqedoni/ 59 viktima e 155 të plagosur pas flakëve në një klub, shkak dyshohen fishekzjarret! Dhjetëra arrestime, mes tyre ish-zyrtarë të lartë! 7 ditë zi (VIDEO)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?