Foto: Një zjarrfikës në klubin e natës 'Pulse'
Zjarri tragjik që shpërtheu në diskotekën “Pulse” në Koçan ka lënë 59 të vdekur dhe ka plagosur 155 persona, të cilët po marrin trajtim në spitale të ndryshme të Maqedonisë.
Sipas një raporti nga drejtoresha e Spitalit në Koçan, dr. Kristina Serafimovska, viktimat janë të moshës nga 14 deri në 25 vjeç dhe vijnë nga qytetet e Shkupit, Shtipit, Koçanit dhe Probishtipit,
Drejtoresha e spitalit ka deklaruar se thirrja për zjarrin është pranuar në orën 02:48, dhe brenda 30 minutash spitali ka qenë i mobilizuar plotësisht.
70 pacientë me djegie dhe helmime nga monoksidi i karbonit janë transportuar në spital, ndërkohë që disa prej tyre kanë ndërruar jetë gjatë pranimit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, është shprehur se aktualisht ka rezerva të mjaftueshme të gjakut, por do të informojë në vazhdim nëse do të ketë nevojë për më shumë derivate të gjakut.
Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë se diskoteka private ku ndodhi tragjedia ka punuar ndër vite.
Sipas tyre, pronarët e saj janë ndërruar ndër vite, por pronari aktual, i cili është prangosur nga Policia i mbaronte licenca më 24 mars.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Maqedoni/ 59 viktima e 155 të plagosur pas flakëve në një klub, shkak dyshohen fishekzjarret! Dhjetëra arrestime, mes tyre ish-zyrtarë të lartë! 7 ditë zi (VIDEO)
Xh.K/ReportTv.al