Pablo Mari, mbrojtësi i Monza

Tragjedia në supermarket, futbollisti i Monza: Pata fat që nuk vdiqa, djali i vogël ishte në karrocë! Ish-mbrojtësi i Inter ndali agresorin

28 Tetor 2022, 11:16| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 11:45

  • Share

Lojtari i Monza, Pablo Mari ishte dje dëshmitar në një ngjarje që mund të ishte fatale për të. Me djalin në karrocë dhe bashkëshorten në krah, 29 vjeçari mori një goditje me thikë në shpinë. Ngjarja ishte tragjike pasi nga sulmi vdiq arkëtari i supermarketit dhe u plagosën pesë persona në një qendër tregtare në Assago pranë Milanos. Pablo Mari u operua nga një plagë e thellë në shpinë, duke qenë jashtë rrezikut për jetën. Futbollisti që është në pronësi të Arsenal ka treguar se pa personin me thikë (një 46 vjeçar me probleme të shëndetit mendor) të qëllonte arkëtarin në fyt.

“Pata fat sepse nuk vdiqa. Pashë një person të vdiste para meje. Isha brenda supermarketit me karrocën dhe fëmijën tim brenda, u godita nga pas me thikë, ndjeva dhimbje torturuese në shpinë. Pas kësaj pashë këtë burrë të godiste një person me thikë në fyt, përpara meje”, është shprehur lojtari. Pas ngjarjes agresori u vendos në pranga.

Personi i parë që ndali agresorin 46 vjeçar ishte ish-futbollisti i Napolit, Interit dhe Bolognës, Massimo Tarantino. 51 vjeçari ka parë gjithçka nga pranë dhe nuk ka nguruar t'u vijë në ndihmë të plagosurve.

Ora 11:40
Sulmi me thikë dhe plagosja e mbrojtësit të Monza, i pari që ndali agresorin ish-futbollist i Inter: Unë hero? Nuk bëra asgjë

Sulmi i djeshëm me thikë në një supermarket në Assago pranë Milanos në Itali rezultoi fatal. Një viktimë dhe pesë të plagosur ishte bilanci në qendrën tregtare. Corriere dello Sport bën me dije se personi i parë që ndali agresorin 46 vjeçar ishte ish-futbollisti i Napolit, Interit dhe Bolognës, Massimo Tarantino. 51 vjeçari ka parë gjithçka nga pranë dhe nuk ka nguruar t'u vijë në ndihmë të plagosurve.

 "Unë hero? Nuk kam bërë asgjë veçse kam ndihmuar", tha Tarantino për mediat. Në karrierën sportive ish-mbrojtësi ka fituar edhe titullin kampion me Napolin në sezonin 1989-90, teksa pasi la futbollin në 2006 iu kushtua fushës së drejtorit sportiv. Kujtojmë se në sulmin e djeshëm mbeti i plagosur edhe mbrojtësi i Monza në Serie A, Pablo Mari i cili është jashtë rrezikut për jetën.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?