Kronikë

Po lahej me shokët, mbytet në Liqenin e Farkës 12-vjeçari

5 Qershor 2018, 15:00| Përditesimi: 5 Qershor 2018, 21:14

  • Share

TIRANE-Ishte futur për t’u larë në Liqenin e Farkës, por 12 vjeçari nuk ka arritur dot të dalë, duke u mbytur. Daniel Delia kishte shkuar bashkë me dy shokët e tij në Liqenin e Farkës, por për shkak të myshqeve, nuk ka dalë dot. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës, dhe i mituri pavarësisht se ishte me dy shokë, nuk ka dalë dot nga Liqeni.

Daniel Delia banonte në Shkozë dhe kishte shkuar te Liqeni i Farkës rreth orës 14:00 për të notuar. Sipas dëshmisë që kanë dhënë dy shokët e tij, Danieli nuk ka dalë dot nga liqeni për shkak të myshqeve dhe ka rrëshqitur. Tre të miturit kishin disa minuta që po notonin në Liqen.

Polumbarët e RENEA-s e kanë nxjerrë trupin pas 2-orësh në ujë. Trupi i Daniel Delisë kishte ngecur në një pjesë betoni te diga e Liqenit të Farkës. Diga në fakt përdoret edhe për largimin e ujit, çka mund të jetë një tjetër shkak që ka shkaktuar mbytjen e të miturit, për shkak të tërheqjes që mund ti ketë bërë uji. Mbytja e 12-vjeccarit në Liqenin e Farkës, iu ka kujtuar banorëve të zonës tragjedinë e 11 marsit 2007. Në këtë datë janë mbytur 16 persona në këtë Liqen pasi u rrëzua varka gjatë natës.


Polumbarët nxjerrin trupin e 12-vjeçarit



Pamje nga vendi i ngjarjes

Informacion paraprak i policisë
Më datë 05.06.2018, rreth orës 14:25, jemi njoftuar se tek Diga e Liqenit në Farkë, Tiranë është mbytur një fëmijë i mitur.
Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qënë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas.

Komento

Komente

  • [email protected]: 13/10/2018 17:47

    nk ka roje

    Përgjigju
  • anonim: 06/06/2018 09:59

    po polic nuk kishte aty??? nuk duhet lene te futen..keshtu mund te shmangen tragjedit Fatkeqesi per vogelushin humbi jeten pa u rritur

    Përgjigju
  • Loni: 05/06/2018 17:58

    Po kjo bashkia nuk ka len no njenpolic aty apo i ka cuarcte gjith te vjedhin neper tr publikoni komentet

    Përgjigju
    • cdxsa: 06/06/2018 10:00

      Jane te zene duke vendosur gjoba neper lagje, s'ka prioritet jeta ne kete vend or mik, ka leku.

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?