Kukësi humbi 0-2 kundër Skënderbeut në Superligë dhe është "me një këmbë" në Kategorinë e Parë. Të fundit në renditje, verilindorët duket se nga sezoni i ri do luajnë një ligë më poshtë, teksa të mërkurën luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Shqipërisë.
Kukësi ka fituar 2-0 ndeshjen e parë kundër Tiranës, ndërsa sfida në kryeqytet pritet e luftuar. Për këtë duel trajneri Bledar Devolli tha se të tijtë do "nxjerrin luanin" për të kaluar në finale.
"Ka qenë ndeshja më e mirë që kur kam ardhur unë këtu te Kukësi, sidomos në pjesën e parë. Kemi krijuar raste njëri më i mirë se tjetri, kemi krijuar aksione ashtu siç unë kisha kërkuar.
Por kemi pasur edhe pak fatin e keq te VAR pasi i kemi pasur episodet kundër. Kundër Tiranës do të luhet ndeshja e sezonit. Djemtë do të nxjerrin luanin nga brenda kundër Tiranës dhe dhimbjen e kampionatit do ta kthejmë në forcë në Kupë.
E kemi nxjerrë luanin në ndeshjen e parë, do ta tregojmë prapë. Pastaj do ta shohim se kush do të qajë dhe kush do të qeshë", tha Devolli për MCN.
Lajmi kryesor:
Renditja/ Tirana mposht Erzenin dhe prek 'Final 4', Skënderbeu fiton në Kukës! Verilindorët me 'një këmbë' në të Parën
S.Dh/ReportTv.al