Festa e Tiranës pas golit të Abazaj

Renditja/ Tirana mposht Erzenin dhe prek 'Final 4', Skënderbeu fiton në Kukës! Verilindorët me 'një këmbë' në të Parën

19 Prill, 16:56| Përditesimi: 19 Prill, 17:37

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të premte me raundin e 32-të. Në "Elbasan Arena" Tirana fitoi 0-2 kundër Erzenit 'vendas', ndërsa në Kukës djemtë e Devollit nuk ia dolën të fitonin, duke u mundur 0-2 nga Skënderbeu. Nëse nesër Teuta merr një pikë kundër Vllaznisë, Kukësi zyrtarisht nga sezoni i ri do jetë pjesë e Kategorisë së Parë.

Në "Elbasan Arena" Tirana u duk më e vendosur në fushë, teksa shënoi pas vetëm 20 minutave lojë me penalltinë e kthyer në gol nga Kristal Abazaj. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa në të dytën ishte Erzeni që shpërdoroi penalltinë me Kahrimanovic.

Portieri Leon Kozi kuptoi krahun dhe ndali barazimin, për t'i dhënë mundësinë Jonuzit që të shënonte golin e qetësisë te Tirana në të 60 minutë. Me këtë tri pikësh Tirana merr vendin e katërt, duke pritur rezultatin e Partizani - Dinamo e cila luhet nesër.

Në "Kukës Arena" ishte Skënderbeu që fitoi 0-2 me vendasit. Djemtë e Bledar Devollir janë me "një këmbë" në Kategorinë e Parë. Rashica me dopietë shënoi për korçarët, ndërsa verilindorët rrezikojnë që nesër të bien zyrtarisht nga Superliga, kjo nëse Teuta merr të paktën një pikë kundër Vllaznisë.

Superliga, raundi i 32-të:

E premte, 19 prill - 15:00

Erzeni 0-2 Tirana

Kukësi 0-2 Skënderbeu

E shtunë, 20 prill

15:00 Laçi - Egnatia

18:00 Partizani - Dinamo

18:00 Teuta - Vllaznia

Renditja:

Ora 17:36
Trajneri Bledar Devolli 'kërcënon' Tiranën: Kukësi në Kupë nxjerr luanin

1713541003_1710708375bledardevolli.JPG
Kukësi humbi 0-2 kundër Skënderbeut në Superligë dhe është "me një këmbë" në Kategorinë e Parë. Të fundit në renditje, verilindorët duket se nga sezoni i ri do luajnë një ligë më poshtë, teksa të mërkurën luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Shqipërisë.

Kukësi ka fituar 2-0 ndeshjen e parë kundër Tiranës, ndërsa sfida në kryeqytet pritet e luftuar. Për këtë duel trajneri Bledar Devolli tha se të tijtë do "nxjerrin luanin" për të kaluar në finale.

"Ka qenë ndeshja më e mirë që kur kam ardhur unë këtu te Kukësi, sidomos në pjesën e parë. Kemi krijuar raste njëri më i mirë se tjetri, kemi krijuar aksione ashtu siç unë kisha kërkuar.

Por kemi pasur edhe pak fatin e keq te VAR pasi i kemi pasur episodet kundër. Kundër Tiranës do të luhet ndeshja e sezonit. Djemtë do të nxjerrin luanin nga brenda kundër Tiranës dhe dhimbjen e kampionatit do ta kthejmë në forcë në Kupë.

E kemi nxjerrë luanin në ndeshjen e parë, do ta tregojmë prapë. Pastaj do ta shohim se kush do të qajë dhe kush do të qeshë", tha Devolli për MCN.

Ora 17:25
Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi

1713540351_1709740587erbimfagu.jpeg
Tirana fitoi këtë të premte 0-2 kundër Erzenit për raundin e 32-të në Superligë, duke e çuar në tre numrin e ndeshjeve pa pësuar gol. Pas ndeshjes për MCN trajneri i bardhebluve, Erbim Fagu tha se të tijtë duhet të ruajnë këtë ecuri dhe të përmbysin Kukësin në Kupë gjatë mesjavës (humbje 2-0 në sfidën e parë). E diela e javës tjetër rikthen derbin mes Tiranës dhe Partizanit, me bardheblutë që kërkojnë suksesin për të qenë në "Final 4".

"Erzeni humbi një penallti, fati ishte me ne sot. Shënuam golin e dytë dhe e kontrolluam ndeshjen prapë. Patjetër që na gëzon kjo fitore. Ne gjithmonë kemi pësuar gol dhe pastaj kemi kërkuar që të kthejmë rezultatin. Kur e mbaron ndeshjen me zero gola, krijohet stabilitet dhe besim.

Jam i lumtur që e mbajmë portën të paprekur. Besoj se do ta kthejmë ndeshjen me Kukësin në Kupë, kemi lojtarë që janë përballur edhe më herët me të tilla situata. Dy gola janë shumë, por janë edhe pak.

Derbi? Dihet që nuk mund t’ia gjesh dot rezultatin, do të bëjmë maksimumin për të fituar tre pikët që të sigurojmë 'Final 4'", tha Fagu mes të tjerash.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?