Sport

Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip

24 Janar, 13:55| Përditesimi: 24 Janar, 17:13

  • Share

Në fillim të kësaj jave Tirana surprizoi me rikthimin e Bledi Shkëmbit në stolin e trajnerit. Pas dy muajve nga shkarkimi, drejtuesit i besuan sërish korçarit, kjo pas largimit të Gugash Maganit për mungesë rezultatesh.

Tirana luan të shtunë në 13:30 kundër Bylisit në udhëtim dhe para medieve doli pikërisht Shkëmbi. Ai tha se Haxhiu, Gjumsi, Abel, Ismajli mungojnë; teksa besimi te grupi e bëri të rikthehej.

Rikthimi? Nuk është se ishte shumë e vështirë për të më bindur, ajo që unë kam bindje është skuadra, pavarësisht momentit të vështirë që po kalon, por jam i bindur që do i kalojë vështirësitë.

Bylisi? Luajmë me skuadrën që është më në formë për momentit, sfidë vendimtare por që kampionati nuk mbaron me këtë ndeshje, kemi ndeshje të tjera. Shpresoj të kemi fatin pavarësisht mungesave që kemi.

Mungesat? Haxhiu, Gjumsi, Abel, Ismajli mungojnë, por nuk duhet të justifikohemi pasi nuk kemi kohë. Këtë skuadër tani e shikoj më të plotësuar në ato reparte që unë e mendoja, por dhe afrimet duan kohë, por që ne nuk e kemi, do mundohemi të bëjmë mirë.

Ekipi? Unë jam i bindur për aq sa e njoh skuadrën, këtë herë gjërat janë më të qetë, më ndryshe, besoj që do e kalojmë. Nuk kam gjë pishman me veten, me mënyrën si kemi punuar, kemi bërë gabime, por nuk duam t'i përsërisim”, tha Bledi Shkëmbi.

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?