Simone Inzaghi, trajneri i Interit

Sport

Transferta në Holandë, Inzaghi para Champions: Feyenoord eliminoi Milanin, Interi me mungesa  

5 Mars, 12:02| Përditesimi: 5 Mars, 12:51

  • Share

Feyenoord dhe Interi përballen këtë të mërkurë në orën 18:45 për aktin e parë të 1/8 në Champions League. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, për mediet foli edhe Simone Inzaghi, trajneri i Interit.

“Interi po bën mirë, edhe nëse jemi qartësisht në një emergjencë, veçanërisht në një sektor, atë të mbrojtjes së majtë. Kemi punuar shumë për këtë fazë, është një moment vendimtar dhe do të jemi gati.

Feyenoord? Ata mundën Bayernin, befasuan Cityn nga 3-0 në 3-3, eliminuan Milanin, do të kenë nevojë për vëmendje të madhe", tha trajneri.

Inzaghi nuk foli për formacionin, por konfirmoi se Sommer do të jetë i gatshëm në pankinë, me portierin që ka lënë pas dëmtimin.

"Bastoni? Ai do të na japë një dorë. Një ekip mund të ndërtojë në një mënyrë dhe të bëjë dalje të ndryshme pa top, kështu që mbrojtja është gjithmonë me katër lojtarë kur mbrojtësi i djathtë del. Sommer? Ai ka bërë një punë të shkëlqyer, është plotësisht i disponueshëm, por do të luajë Martinez nga fillimi.

Rivali - Është një ekip fizik, me cilësi të shkëlqyera. Ne e dimë se nuk është një mjedis i thjeshtë në shtëpi, unë luajta atje në vitin 2000 me Lazion. Unë nuk kam qenë atje si trajner, por e di që është një mjedis i nxehtë.

Është një ekip cilësor që ka ndërruar trajner dhe tashmë ka bërë gjëra të mëdha në Champions. Bayern humbi, Milani doli jashtë. E dimë që do të ketë një ndeshje të kthimit, por duhet të mendojmë për sfidën e parë, me disa mungesa siç ka në të gjitha skuadrat”, tha Inzaghi.

Për Interin nuk janë gati Carlos Augusto, Carboni, Darmian, Dimarco dhe Zalewski. Nga minuta e parë projektohet Asllani.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?