'Transformimi i Parisit të vogël të Shqipërisë, si nata me ditën'! Rama me foto nga Korça e djeshme dhe e sotme: Fuqizojmë punësimin në mandatin e tretë!

20 Shkurt 2021, 22:11| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 22:18

  • Share

Me disa foto të vjetra të degradimit të qytetit të Korçës dikur dhe me ndryshimi që ka pësuar qyteti juglindor në sajë të shumë investimeve, kreu i qeverisë ka nënvizuar se me zhvillimin e zonës Korcës iu shtuan edhe të ardhurat në ekonominë vendore. 

S'ka më të verbër se sa ai që nuk do të shikojë, por Korça nga dje sot nuk ka ndryshuar si nata me ditën veç në dukje, po edhe në të ardhurat e ekonomisë vendore, që dje lëngonte nën pluhurin e harresës, ndërsa sot hap dita-ditës dyer të reja bujtinash, baresh, restorantesh, aktivitetesh lloj-lloj, të cilat tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë në qytetin që sot e kupton pse të moçmit e quanin, "Parisi i Vogël" i Shqipërisë 

Ai ka treguar edhe se çfarë pritet të ndodhë gjatë mandatit të tretë qeverisës të socialistëve. 
Me qendrën e re të kodimit e të Start Up-eve për të rinjtë, Korça e Mandatit të Tretë do të kthehet edhe në një destinacion dijeje për punësim në tregun global të shërbimeve digjitale 


Lajmi kryesor:

Rama publikon video nga transformimi i depos farmaceutike të QSUT: Me çfarë kurajoje mund të mohohet ky ndryshim


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?