Prej disa ditësh Report TV ka denoncuar ndotjen e mjedisit në disa zona të vendit, ndërsa policia ka nisur aksionin në terren për të ndëshkuar ndotësit.
Në Vlorë janë gjobitur me vlerën e 4.000.000 lekëve të rinj dy subjekte në zonën e Bunavisë (2.000.000 secili). Sipas policisë këto dy subjekte vazhdonin aktivitetin e tyre edhe pse i ishte pezulluar leja e shfrytëzimit.
"Dy subjekte të Impianteve të Përpunimit të Inerteve, me administratorët përkatës Fatmir Hodaj. dhe Vasil Dema, në zonën e quajtur Bunavi nëVlorë, kanë përpunuar dhe transportuar inerte në mënyrë të paligjshme, pasi iu është pezulluar leja e shfrytëzimit të aktivitetit të tyre, dhe pa leje mjedisore", thuhet në njoftimin e policisë.
Vasil Dema, pronari i kompanisë SO.MA.TA ka qenë i dënuar nga gjykata e Vlorës për me 1 vit burg për “Shkatërrim të pronës me mjete të tjera” dhe “Falsifikim të dokumenteve”, dënim i cili është konvertuar me 150 orë punë te detyruar në bashkinë e Vlorës.
Ndaj administratorëve të këtyre subjekteve, ka nisur hetimi për veprën penale "Shpërdorimi i tokës".
Teksa IKMT u kërkon qytetarëve të denoncojnë në 112 për situatat që do të shohin lidhur me krimin mjedisor, IKMT mjafton të dëgjojë denoncimet e bëra periodikisht në Report TV.
Komente

Ore po mirë po cu bë me ato makinat luksoze qe labet i leshuan në det si skafe keni ndonje informacion?
PërgjigjuI kemi në garazh dalim kur na vijnë miqtë,,, pse ti beson ofl???
Bravo Drejtoria e mjedisit.Ka Zot aty
PërgjigjuVlonjate legene
PërgjigjuMe i madhi patriot nder vlonjatet patriote eshte Mihale Kokedhimaqe ndoqi diversantet e huaj mbi kapo të makines
Paudhsi vlonjatsh t paudhe! Menjen ke paudhsia e kan. Asigjo tmir nuk bojn!
Përgjigju